Panorama Sport (Albania)

Polemika për biletat, Kukësi “luan” edhe rrogat me Partizanin

Ish-bomberi Dosti: Dosti: Asani Asani të të kopjojë kopjojë Mesin, Mesin, jo jo Ronaldon Ronaldon

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi humbi ndaj Skënderbeu­t në Korçë me rezultatin 1-0, por kjo nuk do të thotë që verilindor­ët të mos kërkojnë rikthimin dhe fitoren në ndeshjen e radhës. Madje, trepikëshi ndaj Partizanit tashmë është kthyer në detyrim për Kukësin. Ndonëse i zhgënjyer nga humbja, pas ndeshjes presidenti Gjici theksoi se Kukësi nuk dorëzohet në luftën për titull. Ky mesazh u ka kaluar dhe drejtuesve të ekipit. Nga burime të sigurta në klub, gazeta mëson se presidenti Gjici ka urdhëruar drejtuesit se vetëm fitorja ndaj Partizanit fshin gabimet dhe humbjen ndaj Skënderbeu­t. Humbja ndaj korçarëve, si rival direkt në luftën për titull, ka zbritur me këmbë në tokë kuksianët. Gjatë këtij takimi janë vënë në dukje dhe mangësitë e ekipit, të cilat kreu i klubit ka kërkuar që ato të rregullohe­n urgjentish­t, e të vihen në dukje me fitore ndaj Partizanit. Presidenti Gjici nuk e takoi ekipin mbas ndeshjes, por as ditën e djeshme, pasi ka qenë mjaft i mërzitur me ta. Humbja e ka mërzitur aq shumë kreun e klubit, saqë ai ka pezulluar përkohësis­ht rrogat. Nëse ekipi do fitonte ndaj Skënderbeu­t, ekipi do merrte rrogat e shtatorit, por tri pikët u humbën dhe rrogat u shtynë mbas ndeshjes ndaj Partizanit, gjithmonë

nëse arrijnë fitoren. Madje është shtyrë dhe analiza e ndeshjes ndaj Skënderbeu­t, e cila ishte planifikua­r të bëhej dje, por është lënë për ditën e sotme.

Masat- Kreu i klubit ka kërkuar që stafi të jetë në gatishmëri të plotë të ekipit, në

kuadër të ndeshjes ndaj Partizanit. Nuk ka pasur një analizë për ndeshjen e humbur në Korçë, por kjo nuk do të thotë që trajneri dhe stafi teknik nuk iu kanë shprehur kritikat dhe vënë në dukje gabimet, që ekipi bëri ndaj Skënderbeu­t. Duke parë paraqitjen e dobët

të disa lojtarëve, pritet që 2-3 nga futbollist­ë që ishin titullarë në Korçë do të ulen në stol ndaj Partizanit. Kritika ka marrë dhe Rexhindald­o, loja e të cilit ka qenë mjaft e dobët ndaj Skënderbeu­t. Drejtuesit presin shumë nga sulmuesi mozambikas.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania