Panorama Sport (Albania)

Kamza në presion, Musta: Fiton Flamurtari

Personazhe­t në seancë dëgjimore, metoda komuniste

- BESAR BOZGO

Çdo ditë e më shumë, Federata Shqiptare e Futbollit po kthehet në një institucio­n që u kushton më shumë rëndësi akuzave dhe kritikave që bëhen për të sesa nivelit të futbollit, infrastruk­turës, trukimeve, dhunës apo gjyqtarëve që gabojnë thuajse çdo javë. Shpikja më e fundit e FSHF-së është që të intimidojë dhe frikësojë këdo që guxon të kritikojë apo flasë kundër institucio­nit, drejtuesve të tij apo zyrtarëve të federatës. Në vendimet e djeshme të Komisionit të Disiplinës, dy ishin ato që binin në sy. Në to thuhej se ishin thirrur në seancë dëgjimore zyrtari i Këlcyrës, Robert Spahiu, dhe trajneri i Elbasanit, Elvis Kotorri, dhe sipas Komisionit krejtësish­t të “pavarur”, kishin mohuar ato që kishin deklaruar në shtypin e shkruar dhe në rrjetet sociale. Spahiu në prononcimi­n e tij kishte akuzuar për skenar ndaj Këlcyrës për moszhvilli­min e ndeshjes së parë të kampionati­t me Tepelenën, ndërsa drejtonte gishtin drejt delegatit. Ndërsa, Kotorri është thirrur për të sqaruar deklaratat e tij pas ndeshjes në Cërrik ndaj Apolonisë që akuzonte gjyqtarët. Metoda të denja për kohën e komunizmit, ku ata që kritikonin apo akuzonin, më pas thirreshin në hetuesi, merreshin në pyetje, frikësohes­hin dhe u bëhej presion që të mos e përsërisni­n më. Kjo është edhe shpikja më e fundit e federatës, ndërsa për dhunën, trukimet, stadiumet e boshatisur­a, ekipin simbol të dekadës së fundit të dënuar me 10 vite për trukime ndeshjes apo shumë skandale të tjera, interesohe­t shumë pak. Vendimet

Ja të gjitha vendimet e djeshme të KD-së: “1. Zyrtari i KF Kamza, Bledar Vashaku, për ofendim të publikut në ndeshje me KF Luftëtari, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. 2. KF Sopoti paralajmër­ohet se, në rast përsëritje­je të sjellje të

gabuara të spektatore­ve, do të jetë subjekt i penalitete­ve të Kodit të Disiplinës. 3. Zyrtari i KF Ada, Ylvi Rroj, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktivitete­t futbollist­ike. Zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës. 4. Lojtari i KF Këlcyra, Aristidhi Coli, për dhunë ndaj kundërshta­rit, dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti. 5. Lojtari i SSH Përmeti, Stavro Bitika, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. 6. Lojtari i KF Naftëtari, Erlind Kallmi, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, në bazë të pamjeve filmike, dënohet me 3 ndeshje pezullim nga aktiviteti. 7. KF Korabi U-19, për mosparaqit­je në ndeshje kundër KF Shkodra U- 19,

humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3- 0. 8. Lojtari i KF Besëlidhja U-19, Armando Gjoka, për dhunë ndaj kundërshta­rit, dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti. 9. Lojtari i KF Kastrioti U-19, Idriz Picorri, për goditje me grusht ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 12 muaj pezullim nga aktiviteti. 10. Lojtari i KF Shkëndija TR U-17, Enri Sulollari, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. 11. Lojtari KF Porto U-17, Françesko Daija, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. 12. Lojtari i KF Brians U- 17, Arlind Martinaj, për goditje me shkelm ndaj kundërshta­rit, dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti. 13. KF Kamza U-17, për mosparaqit­je në ndeshje kundër KF Akademia AAS

U- 17, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3- 0. 14. KF Korabi U-17, për mosparaqit­je në ndeshje kundër KF Shkodra U- 17, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3- 0. 15. Pasi zhvilloi seancën dëgjimore me zyrtarin e KF Këlcyra, Robert Spahiu, në lidhje me shkrimet në shtypin e shkruar dhe rrjetet sociale, ai deklaroi moskonfirm­imin e tyre si thënie të tij dhe të klubit që përfaqëson, shkak për të cilin do të bëjë edhe përgënjesh­trimin përkatës. 16. Pasi zhvilloi seancën dëgjimore me zyrtarin e KF Elbasani, Elvis Kotorri, në lidhje me shkrimet në shtypin e shkruar, ai deklaroi moskonfirm­imin e tyre si thënie të tij dhe të klubit që përfaqëson, shkak për të cilin do të bëjë edhe përgënjesh­trimin përkatës”, ishin vendimet e djeshme të Komisionit të Disiplinës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania