Panorama Sport (Albania)

Albi Sorra është super, italiani në tapet

-

Boksieri nga Tirana, Albi Sorra, po bën hapa të suksesshme në boksin profesioni­st. Ai ka fituar së fundmi duelin e tij të 3- të, ku ka triumfuar përballë italianit Marko Miano, në sfidën e zhvilluar në qytetin e Gjakovës. Ashtu siç ishte parashikua­r, ndeshja ndaj italianit rezultoi tepër e fortë dhe me rivalitet të lartë duke dhuruar 6 raunde intensive dhe me plot aksion. Marko Miano, fizikisht tepër i përgatitur, tentoi gjatë gjithë ndeshjes të ushtrojë presion duke e bërë Sorrën të gjendet shpeshherë në kënde apo litarë. Por Sorra, i cili spikat nga ana teknike dhe shpejtësia, edhe pse i gjendur në vështirësi disa herë, arriti ta menaxhojë ndeshjen duke qenë më i mirë në të gjitha raundet. Kështu, Albi vazhdon rrugën e tij të sigurt me 3 fitore në 3 ndeshje të zhvilluara në kategorinë e peshave “middleweig­ht”, dhe pas këtij triumfi tepër të rëndësishë­m pritet një rritje e madhe në listën botërore. Boksieri kryeqyteta­s ndryshe nga boksierët e tjerë profesioni­stë që largohen jashtë vendit për të korrur sukses, jep prova se edhe në Shqipëri ka shpresë për të arritur majat e suksesit. 28- vjeçari nga Tirana prej 16 vjetësh ka boksuar si amator dhe stërvitet tek “Arena Boxing Club & Fitness” me trajner, vëllain e tij Fatjonin. Pas rreth 130 ndeshjeve në amatorizëm, Sorra ka kaluar në boksin profesioni­st nën menaxhimin e ish- kampionit të Kosovës në boks, Disarjot Gashit. Albi premton se një ditë do të boksojë për titull dhe se në nën- tor do të zhvillojë ndeshjen e radhës përpara publikut të tij në Tiranë, por nuk ka dhënë detaje rreth datës së saktë dhe rreth emrit të kundërshta­rit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania