Panorama Sport (Albania)

Dosti: Partizani për titull, Asani të bëjë Mesin jo Ronaldon

"Ekipit i mungon një organizato­r dhe një 'pykë'"

- ILIR CARA

Ish-sulmuesi i Partiza nit, Edmond Dosti, është i mendimit se këtë sezon skuadra ka bërë ndryshime të mëdha dhe për këtë ai radhit edhe faktorët, ku primar mbetet trajneri Gega. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", Dosti tregon se çfarë i duhet ekipit për të dominuar, si dhe ka disa këshilla për Jasir Asanin si dhe për trajnerin e Kombëtares, që duhet të ketë besim te Superiorja. Ish- sulmuesi ka besim se ky Partizan është i denjë për kampion.

Dosti, si ju duket Partizani i këtij sezoni?

Më bëhet qejfi që u plotësua kërkesa dhe dëshira ime, pasi në stol është ulur një ishlojtar dhe njeri i familjes. Jam i kënaqur që klubi ka zgjedhur Skënder Gegën si trajner. Për mua ky Partizan i këtij edicioni ka ndryshuar për mirë.

Ku i shikoni ndryshimet? Disiplina e dallon këtë ekip dhe të gjithë lojtarët konsideroh­en të barabartë. Po u jepet shansi të gjithëve, pa u bazuar te hierarkia, fama apo mosha. Trajneri i ri ka sjellë një frymë dhe mentalitet tjetër, ndryshe nga e shkuara.

Po në ekip dhe lojë a ka ndryshime?

Ato që thashë më lart janë pjesë e ekipit dhe lojës. Kemi një mbrojtje solide dhe një portier që jep garanci. Kanë pësuar vetëm një gol, edhe atë me penallti në Korçë. Organizimi i lojës në mesfushë është transformu­ar për mirë. Pastaj kemi dy lojtarë, Asani dhe Bardhi, që unë i kam kritikuar në të shkuarën, por me Gegën kanë ndryshuar stilin e lojës në të mirë të skuadrës. Këta të dy po shfaqin më shumë dëshirë në këtë sezon.

Si ish-sulmues, si e shikoni fazën ofensive?

Sulmi vërtet ka shënuar pak gola, por në këtë moment trajneri i ka marrë më të mirën grupit dhe ka pikët e duhura për të komanduar. Asanin po e shikoj këtë vit që po luan mirë në fazën sulmuese. Por e kam një këshillë për atë. Me stilin e lojës që po bën, Asani duhet të bëjë Mesin, jo Ronaldon. Pra, duhet të japë më shumë asiste për shokët, pasi i ka pasur mundësitë. Po ta kishte bërë këtë, jo se është keq, Partizani do të kishte shënuar më shumë gola. Çdo futbollist ndihet i nderuar kur shërben për shokët dhe pasimet të kthehen në gola.

Në dallim nga e shkuara, po shikojmë edhe një ndryshim tuajin, nga kritik po flisni me superlativ­a. Kush ka meritë për risitë?

Te Partizani është kthyer fryma e ekipit dhe duken si një familje. Kjo është meritë e trajnerit Gega, pa lënë mënjanë drejtorin Rama. Në Maribor më dhanë garanci se do të ndërtojnë një ekip stabël dhe them se po e mbajnë fjalën. Kombinimi Demi- RamaGega po sjell frymën e atij Partizani që e kemi kërkuar e pritur prej vitesh.

Klubi e ka anashkalua­r këtë vit fjalën "titull"…

Ndonëse nuk e thonë, por jam i bindur se Partizane është për titull. Duhet vlerësuar bashkëpuni­mi mes hallkave të klubit këtë sezon, pasi nuk po e vënë nën presion ekipin. E konsideroj gabim nëse ushtrohet presion nga jashtë mbi ekipin. Lojtarët dhe stafi duhen lënë të qetë dhe të vazhdojnë në rrugën që kanë nisur. Me besim të plotë them se Gega ka për ta përmbushur misionin e tij dhe pritshmëri­të e klubit dhe tifozëve.

Çfarë i mungon Partizanit për të mos diskutuar asnjë rival?

Nuk ndryshoj nga qëndrimi im. Partizanit i mungon akoma një organizato­r që të marrë përsipër lojën, si dhe një sulmues "pykë", pasi po i mungojnë golat me kokë apo uljet e topit nga pika referuese. Me plotësimin e këtyre dy roleve, Partizanin e shikoj pa rival dhe mund të luajë pa frikë në çdo kompeticio­n.

Si e shikoni Kategorinë Superiore në këtë sezon?

Shikoj një kampionat të bukur dhe të fortë, për vetë faktin se pretendent­ët janë më të shumtë. Ajo që po më pëlqen është promovimi i talenteve dhe lojtarëve të rinj dhe me këtë rast dua t'i falënderoj klubet dhe trajnerët që po i përkrahin këto elementë. Partizani po e bën shumë mirë këtë pjesë.

A mendoni se Partizani ka lojtarë të denjë për Kombëtaren?

Jo vetëm Partizani, por edhe klube të tjera të Superiores kanë elementë të tillë. Trashi, Asani, si dhe Bardhi që ka bërë progres këtë vit, i shikoj të denjë për të marrë një ftesë nga trajneri i kombëtares, pasi ata i japin më shumë freski ekipit. Ndaj, Panuçi bën mirë që të kthejë sytë edhe nga Superiorja dhe jo ta mbushë ekipin vetëm me lojtarë nga Europa.

Si e shikoni ndeshjen e radhës mes Kukësit dhe Partizanit dhe a ju duket e çuditshme axhenda e kësaj sfide?

Për Partizanin është ndeshja e radhës dhe kam besim se do të jetë në sfidë e bukur dhe e dyluftuar. Partizani edhe në këtë takim do të shkojë me një qëllim të qartë, marrjen e trepikëshi­t. Duke ditur se tani janë në krye, ndaj të kuqve çdo ekip do të angazhohet për të marrë pikët. Partizani duhet të mbetet me këmbë në tokë se nuk ka arritur asgjë. Sa i përket axhendës, Kukësi-Partizani është kryendeshj­a e javës dhe meritonte një organizim tjetër. Duele të tilla nuk mund të luhen të hënën në orën 2 të mesditës. Këto janë probleme të federatës, por them se duhej një zgjedhje tjetër. Ndeshje të tilla duhet të luhen në darkë. Gjithsesi, edhe në 2 të mëngjesit, Partizani vetëm për fitore do të luajë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania