Panorama Sport (Albania)

Telushi: Lider? Statusi im është "ushtar i kuq"

-

Partizani i këtij sezoni po i befason të gjithë, pasi në fillim të kampionati­t të kuqtë ishin fragmentar­ë. Por, tani skuadra është mbledhur në çdo repart dhe elementi me përvojë është gërshetuar mirë me të rinjtë. Një nga lojtarët që po spikat këtë edicion te "demat" është edhe ish-kapiteni i Flamurtari­t, Bruno Telushi. Vlonjati ka gjetur veten dhe me fuqinë që e karakteriz­on mbetet një "motor" në mesfushën e Partizanit, por po bën edhe golashënue­sin, pasi ka finalizuar në dy raste nga specialite­ti i tij goditjet standarde. Në një prononcim që ka dhënë dje për "RTSH SPORT" para seancës stërvitore, vlonjati ka vlerësuar momentin e skuadrës dhe sipas tij, ndaj Kukësit do të shikohet se kush është më i forti. "Normalisht që po kalojmë një moment mjaft të mirë si ekip. Po vazhdojmë të marrim rezultate pozitive dhe tashmë na pret përballja me Kukësin, një ndeshje e cila do të tregojë se kush është më i fortë", u shpreh mesfushori. Telushi preferon të jetë modest, pasi e quan veten një "ushtar" nën urdhrat e trajnerit Gega. Pyetjes se a ndihet një lider i kësaj skuadre, Telushi u përgjigj: "Nuk do të doja ta shikoja veten si lider te Partizani, unë i kam vënë vetes një status 'Ushtari'. Si i tillë dua të bëj rolin e ushtarit në fushë dhe jashtë saj. Gjithsesi, ndihem mirë te Partizani dhe shpresoj të jap maksimumin tim dhe në fund të gjithë të kemi arsye të gëzojmë". Trajneri Skënder Gega është krenuar shpesh me frymën që është futur te Partizani, pasi të gjithë e ndiejnë veten si një familje. Edhe Telushi si armën më të fortë të Partizanit konsideron grupin. "Mendoj se arma më e fortë e Partizanit është grupi. Kemi një grup të fortë dhe shkojmë mjaft mirë me njëri-tjetrin. Harmonia mbi të gjitha dhe falë kësaj po ecim për para", u shpreh vlonjati i të kuqve. Nuk e ka fiksim, por Telushi e ka cituar disa herë në këto javë se dëshira e çdo futbollist­i është të jetë pjesë e Kombëtares. Ai shpreson që përmes Partizanit ta realizojë këtë objektiv, ndonëse mbetet i fokusuar te "demat".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania