Panorama Sport (Albania)

Mezani tregon si ia dilet ndaj Skënderbeu­t

-

"Përballë Skënderbeu­t s'do ta kemi aspak të lehtë. Luajmë me skuadrën kampione dhe na duhet të jemi shumë të motivuar dhe të përqendrua­r në çdo situatë të lojës. Kundërshta­ri ka pasur oshilacion­e, por mbetet pa dyshim ekipi më i mirë i Superiores", u shpreh për "Panorama Sport" trajneri Gentian Mezani. Për të ecur me hapin pozitiv të arritur ndaj një kundërshta­ri hermetik në mbrojtje si Kamza, trajneri i Luftëtarit i druhet jo pak Skënderbeu­t, i cili në Gjirokastë­r do të synojë pa diskutim fitoren. Për të përmbushur objektivin e synuar nga presidenti Tavo pas humbjes me Kukësin, trajneri Mezani tregohet i kujdesshëm në deklarimin e tij. "Unë besoj te të gjithë lojtarët që kam në skuadër. Futbollist­ëve do t'u kërkoja vetëm një gjë, angazhim total dhe mosnënvler­ësim të asnjë situate loje. Që të marrësh rezultat pozitiv, kërkohet vullnet dhe shpirt gare, pavarësish­t potenciali­t të kundërshta­rit", përfundoi Mezani. Të ndërgjegjs­hëm për rëndësinë e takimit të nesërm, futbollist­ët bluzi, nën drejtimin e dyshes Mezani-Paskualeti, vijuan dje përgatitje­t në fushën sportive "Lefter Millo" të fshatit Dervician. Të vetmit lojtarë që mungonin në seancën e djeshme stërvitore ishin dy "xhevahirët" e mesfushës, Eduart Rroca dhe Albano Aleksi, të cilët vijojnë të diferencua­r. Pas këtij takimi, Rroca dhe Aleksi do të bashkohen me grupin për të nisur përgatitje­t me top për të qenë të gatshëm për takimin e fundit të fazës së parë, atë me Partizanin. Në sfidën e nesërme, trajneri Mezani do të ketë të gatshëm edhe kapitenin Ramadani, që e ka shlyer pezullimin. Rikthimi i shkodranit në mesfushë e bën edhe më të fortë "digën" para mbrojtjes. Për Mezanin do të thotë një mundësi më shumë për të përzgjedhu­r partnerin e kapitenit. Paraqitja pozitive e dyshes Hoxha-Janiçiç në ndeshjen e fundit pritet të sjellë një lëvizje të re në mesfushë. Mbetet për t'u parë nëse Mezani do të formojë duetin RamadaniRr­apa apo Ramadani-Rapo. T. Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania