Panorama Sport (Albania)

Demte: Fitova Kombëtaren prej Skënderbeu­t

“Stafi bën punë të shkëlqyer, ky është çelësi i suksesit”

- LLAZI SARO

kënderbeu fitoi në ndeshjen kundër Kukësit në shtëpi, duke treguar se është një nga pretendent­ët e kampionati­t për këtë sezon pavarësish­t ndryshimev­e të shumta. Një nga lojtarët më të rëndësishë­m të këtij takimi, pa dyshim që mbetet Benejam Demte, mesfushori etiopian. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, Demte tregon sekretet e kësaj forme dhe mban të karikuar ambientin bardhekuq pas fitoreve me rivalët direktë të këtij sezoni.

Sa e rëndësishm­e është fitorja me Kukësin, pas një barazimi dhe një humbjeje?

Sigurisht që ishte e rëndësishm­e, pasi ky ekip të paktën nga ajo që prodhoi në fushën e lojës nuk e meritonte që të humbiste pikë. Kishim rastet tona të pashfrytëz­uara si duhet dhe normalisht që na vinte keq. E përgatitëm veten moralisht se jemi në rrugën e duhur dhe morëm me shumë seriozitet kundërshta­rin e radhës për këtë takim. Kjo na ndihmoi shumë që të bënim një paraqitje kaq të mirë.

Çfarë menduat kur u humb penalltia? A patët frikë se ndoshta do të ndikonte në rezultat?

Jo. Frikë nuk patëm, pasi ishim në avantazh dhe vijuam të mbanim atë ritëm loje, që bëmë që në fillim të sezonit. Ishte diçka. Duhet të kishim dyfishuar rezultatin, por patëm edhe raste të tjera më pas. Kukësi nuk na rrezikoi asnjëherë dhe kjo na jepte qetësinë në fushë.

Fakti që Skënderbeu ka fituar ndaj rivalëve si Partizani, Kukësi dhe Flamurtari çfarë do të thotë për ju?

Do të thotë se jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vijojmë kështu për të qenë sa më shumë në krye të këtij kampionati. Të fitosh ndaj rivalëve është një provë force, e cila normalisht të bën mirë jo vetëm në raport pikësh, por edhe në kuadër të asaj se çfarë ndien një ekip qoftë edhe nga ana morale. Kemi treguar karakter fituesi në të tria këto takime.

Si është të luash titullar te Skënderbeu dhe a jeni i kënaqur?

Patjetër që jam i kënaqur, pasi nuk ka si të ndodhë ndryshe. Jam i kënaqur për mënyrën se si punohet në këtë klub. Për atë se sa të angazhuar janë stafi për të na përgatitur mirë. Plus kësaj, besoj se nuk kishte zgjedhje më të

mirë për mua, pasi është ekipi kampion i vendit dhe krenar që luaj për ta. Nga Skënderbeu kam fituar kombëtaren dhe kjo nuk është pak.

Është krijuar një ide se Skënderbeu nuk është më aq i fortë sa vjet. Ju si mendoni?

Unë e shoh ekipin aktual dhe duket se e ka grintën për të qenë i fortë dhe i rëndësishë­m në këtë sezon. Nuk kemi lojtarë me eksperienc­ë si vjet, por kemi shumë freski dhe talent në ekip. E përmenda

edhe më sipër, stafi bën një punë të shkëlqyer për ne dhe ky është çelësi i suksesit. Kemi një përgatitje mjaft të lartë fizike dhe lëvizim shumë në fushë.

Partizani në vend të parë ju tremb?

Jo nuk dua të flas për asnjë ekip tjetër, por vetëm të mendoj për Skënderbeu­n. Ne shohim vetëm rrugën tonë dhe kjo është puna jonë. Të mendojmë vetëm për veten tonë.

7 pikë të lëna në shtatë ndeshje janë shumë për ju?

Sigurisht që do të ishte

mirë që t’i merrnim të gjitha pikët e mundshme, por në futboll janë prezente të tria rezultatet. Na vjen keq që në disa takime kemi pasur mundësi të dilnim me pikë të plota dhe nuk ia kemi arritur qëllimit.

Keni shkuar fillimisht te Kukësi dhe pikërisht ndaj Kukësit bëtë ndeshjen me të mirë. Keni ndonjë koment?

Jo, asnjë koment. Jam te Skënderbeu dhe jam i lumtur që jam këtu. Për sa i përket paraqitjes, do të bëj gjithmonë më të mirën, pasi kjo është detyra ime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania