Panorama Sport (Albania)

Musta: Flamurtari nuk gabon me Kamzën, ja pse kemi vuajtur

Mesfushori, i bindur se kuqezinjtë ia dalin nesër

-

Emiljano Musta mendon se Flamurtari do të luajë deri në fund për trofe! Mesfushori elbasanlli analizon oshilacion­et e Flamurtari­t dhe flet për të ardhmen. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Musta thotë se në Laç Flamurtari u ndëshkua nga një episod. Ai mendon se ekipi nuk është në masën 100 për qind, por do të rikthehet shumë shpejt në formë. Musta thekson se ndeshja me Kamzën do të jetë e vështirë. Për kampionati­n, Musta thotë se çdo vit Flamurtari është pretendent për trofe.

Musta, pse humbi Flamurtari në Laç?

Ndeshja në Laç ishte e luftuar dhe e balancuar. Ekipi u paraqit mjaft mirë. Ne mund edhe ta kishim fituar atë ndeshje. Mendoj se ishte thjesht një episod që na dënoi.

Çfarë po ndodh te ky ekip që ka oshilacion­e. Nga humbja në fitore dhe anasjellta­s?

Normalisht që nuk jemi në vazhdimësi me rezultatet pozitive. Për këtë ka shumë faktorë. Ekipi nuk është akoma në formën 100 për qind të tij dhe shumë shpejt besoj do kemi rezultatet që na kërkohen.

Ka konkurrenc­ë te Flamurtari?

Patjetër që ka konkurrenc­ë në ekip. Kjo pasi nuk ka kuptim të ketë një ekip futbolli me 25 lojtarë dhe mos të ekzistojë konkurrenc­a. Të gjithë japin më të mirën nga vetja e tyre në fushën e lojës. Jeni në presion nga drejtuesit?

Drejtuesit kurrë nuk na kanë vendosur në presion në të kaluarën. Po ashtu nuk na kanë vendosur në presion as tani, pasi nuk është në politikën e klubit të na vendosin në presion. Ata na lejojnë të punojmë të qetë, por normalisht që kemi edhe ne objektivat tona.

Është ky Flamurtari i sivjetshëm për titull?

Besoj se është shumë shpejt për të përmendur fjalën titull

jo vetëm nga ne, por nga të gjitha ekipet në Superligë. Normalisht që Flamurtari është ekip i madh dhe me histori në kampionati­n shqiptar dhe në çdo sezon kërkon të fitojë trofe. Çfarë prisni nga ndeshja me Kamzën?

Ndeshja me Kamzën besoj se është një përballje mjaft e vështirë, edhe nga vetë situata ku ndodhen të dyja ekipet. Vijmë nga humbje në javën e kaluar. Por, ne do të kërkojmë të marrim maksimumin nga kjo ndeshje. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania