Panorama Sport (Albania)

Mungon 1 penallti në Korçë, dyshime për një episod në Laç

Prekje me dorë në zonë, por Shahini kundër vlonjatëve

-

Një javë pozitive për arbitrimin, paçka se mungon një penallti në Korçë dhe një tjetër e pretenduar në Laç. Java e shtatë e Kategorisë Superiore nuk prodhoi shumë raste flagrante që kryqëzojnë arbitrat. Skënderbeu­n e ngushëllon fitorja 1- 0 dhe 11- metërshi i padhënë nuk i ndikon në rezultat, ndërsa një prekje me dorë në zonë në ndeshjen LaçiFlamur­tari 1-0 është interpretu­ar nga gjyqtari durrsak, Shahini, si një rast ku nuk mund të jepej penallti për skuadrën vlonjate.

SKËNDERBEU - KUKËSI 1-0

Gjyqtarë: K.Meta (kryesor), D.Rexha, D.Myftari (anësorë), E.Barushi (i katërt), E.Jorgji, O.Sokoli (pas portave);

Supersfidë­s së javës të 7-të i ishte dhënë rëndësi prej FSHF-së dhe jo pa qëllim u caktuan edhe arbitra të linjës, ndërsa kryesor ishte Kridens Meta. Dhe në një nga rastet më të diskutuara vendosi pikërisht gjyqtari pas porte. Dy momente për moviolë prodhoi ky duel dhe, në bazë të pamjeve, arbitrat kanë akorduar saktë një penallti për Skënderbeu­n dhe kanë mohuar një tjetër sërish për korçarët. Në minutën e 6-të, Gjergji Muzaka rrëzohet në zonën e Kukësit dhe pretendon për 11-metërsh pas kontaktit me Vangjel Zguron, i cili në duel shpejtësie i vendos dorën në shpatull futbollist­it të Skënderbeu­t dhe ky i fundit rrëzohet. Por, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Meta. Faulli që nis jashtë (vendosja e dorës), por shtyrja ndodh kur Muzaka është brenda zonës. Mungon penallti për Skënderbeu­n. Ndërsa në minutën e 30-të, pas një topi të gjatë nga mbrojtja, Muzaka merr kontrollin dhe futet në zonë, por në dyluftim Zguro bie dhe në rënie e sipër ky i fundit prek topin me dorë duke i ndryshuar drejtimin. Arbitri i linjës, Olsi Sokoli, sinjalizon kryesorin se është penallti. Vendim i saktë.

LAÇI - FLAMURTARI 1-0

Gjyqtarë: K. Shahini, F.Lamaj, M.Sadikaj (Durrës)

Ishin disa momente ku skuadrat kanë pasur pretendime. Më evidentja, prekja e topit me dorë brenda zonës nga lojtari i Laçit, por edhe dy faulle radhazi të Sefgjinajt për lojë të ashpër që nuk janë ndëshkuar. Në minutën e 8-të, Shtubina asiston për Xhixhën që i drejtohej zonës, por asistenti i dytë gabon duke akorduar pozicion jashtë loje. Pamjet tregojnë se ishte loje e rregullt. Në minutën e 28-të, kemi

një pretendim për prekje të topit me dorë nga Jonuzi. Në fillim e ka dorën të hapur dhe, pasi e mbledh, e godet sferën me pjesën e bërrylit. Rast shumë i dyshimtë, por kryesori vijoi lojën i bindur se nuk kemi të bëjmë me penallti. Në minutën e 38-të, Shahini fal Sefgjinajn që ndërhyn ashpër me takë ndaj Useinit. Vetëm faull, por pa karton. Ndërsa dy minuta më pas, faulli i radhës shkaktohet sërish nga Sefgjinaj, i cili këshillohe­t, në një kohë që kemi lojë të rrezikshme, pasi mbrojtësi kurbinas ndërhyn me takë të ngritur ndaj Deliajt.

KASTRIOTI - TIRANA 2-3

Gjyqtarë: L. Alla, D. Koreshi ( Lushnjë), M.Llukmani (Vlorë);

Kanë qenë katër raste gjatë ndeshjes, ku të dyja palët kanë kërkuar diçka më shumë nga gjyqtari Alla. Si fillim, Bardhi pengohet në zonën e rreptësisë dhe kërkon faull, por për gjyqtarin nuk është penallti. Në krahun tjetër, Doka rrëzohet në kufijtë e zonës, pikërisht në minutën e 46-të, sërish nuk ka faull ose penallti, por pamjet tregojnë se ishte faull në dëm të Tiranës. Në minutën e 66- të të takimit, Blazhevski pengohet në

zonën e Kastriotit, sërish nuk ka penallti. Rasti është në kufijtë e 11- metërshit, por vendimi i Allës ka qenë i kundërt. Ndërsa në minutën e 74-t, përpara se Tirana të shënonte golin e tretë, krutanët pretendojn­ë për një faull ndaj Bardhit. Një rast shumë i dyshimtë, teksa aksioni vijoi dhe bardheblut­ë shënuan. PARTIZANI - TEUTA 3-0 Gjyqtarë: E.Sino, O.Grabova (Fier), E.Pashaj (Patos);

I vetmi rast ku pati dyshime ishte minuta e 42-të, kur Avdyli pretendoi për faull në aksionin që solli golin e dytë

të Partizanit. Mirëpo, pamjet filmike tregojnë se Hila i rrëmben topin Avdylit në mënyrë të rregullt, paçka se kosovari rrëzohet më pas. LUFTËTARI - KAMZA 1-0

Gjyqtarë: A.Koçi (Durrës), A. Mahmuti ( Elbasan), A.Shkreta (Tiranë);

Një ndeshje pa probleme për kryesorin Koçi, por gafën e bën anësori Mahmuti, që në minutën e 55-të jep një pozicion të parregullt për Kamzën, në një kohë që Frashëri mbahej në lojë nga Liçaj. Gjithsesi, ky ishte thjesht një episod, pasi në tërësi arbitrimi ishte korrekt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania