Panorama Sport (Albania)

Duli: Çojmë lojtarë në Kombëtare, tani sfidojmë Vllazninë

-

Elseid Hysaj dhe Bekim Balaj janë dy prej lojtarëve më të mirë të Kombëtares shqiptare gjatë dekadës së fundit. Titullarë të padiskutue­shëm që japin gjithçka për fanellën kuqezi. Të dy janë nga zona e Malësisë së Madhe dhe në Koplik krenohen gjithmonë me “yjet” e tyre. Skuadra që përfaqëson këtë zonë, Veleçiku, ka milituar gjithmonë në kategoritë inferiore. Madje, tashmë luan në Kategorinë e Parë pas katër vitesh që ishte në të Dytën. Sot do të luajë sfidën më të veçantë në historinë e vet si klub. Do të ketë përballë Vllazninë, klubin që e ka furnizuar historikis­ht me lojtarë, ndërsa edhe në këtë kampionat, 70 për qind e lojtarëve janë shkodranë. Për herë të parë në historinë e vet, Veleçiku do të luajë në një ndeshje kampionati ndaj Vllaznisë.

Duli

Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport” në prag të takimit të sotëm, trajneri i skuadrës, Besnik Duli, shprehet: “Do të jetë një ndeshje speciale për ne. Për herë të parë në historinë tonë do të luajmë me Vllazninë në një sfidë kampionati. Historikis­ht, me skuadrën tonë kanë luajtur futbollist­ë që vinin nga Vllaznia. Edhe tani, një pjesë e mirë e lojtarëve janë shkodranë. Megjithatë, ne do të hyjmë në fushë për të bërë më të mirën tonë dhe për të marrë një rezultat pozitiv. Dikush edhe mund të dyshojë, por ju garantoj se do të jetë një “derbi” shumë i luftuar dhe Veleçiku do të bëjë më të mirën. Nuk kemi asnjë lloj kontakti me drejtuesit e Vllaznisë. Ne bëjmë lojën tonë dhe po të shihni, edhe Dinamo dhe Besëlidhja na kanë mundur me shumë vështirësi. Është një sfidë e veçantë, por që ne nuk e kemi ngarkuar më shumë se duhet. Futbollist­ët janë profesioni­stë dhe kanë garantuar se do të japin më të mirën në fushë. E rëndësishm­e është që të bëhet një lojë e fortë dhe korrekte që tifozët që do ta ndjekin të mbeten të kënaqur. Për sa i përket rezultatit, ai do të vendoset në fushë, pasi askush nuk mund të parashikoj­ë asgjë se çfarë ndodh në futboll”, u shpreh fillimisht trajneri i Veleçikut në prononcimi­n e tij. Në lidhje me Hysaj dhe Balaj që janë pjesë e Kombëtares, tekniku i skuadrës koplikase tha: “Jemi krenarë që ata lojtarë janë pjesë e përfaqësue­ses kuqezi. Janë nga zona e Malësisë së Madhe që është shumë futbolldas­hëse. Edhe pse kemi një ekip jo shumë të mirë, ne prodhojmë lojtarë të mëdhenj”. Ndërkaq, në lidhje me sfidën e sotme që do të luhet në “Reshit Rusi”, Duli parashikon një futboll fizik, ndërsa është koshient se në aspektin tekniko-taktik, skuadra shkodrane ka lojtarë më cilësorë. “Do të jetë një takim shumë i luftuar nga të dy ekipet. Fizikisht, skuadra që unë drejtoj është në formë të mirë. Futbollist­ët e kanë treguar në ndeshjet që kemi zhvilluar se janë fizikisht shumë mirë. Do të bëjmë gjithçka për të marrë maksimumin, edhe pse Vllaznia ka lojtarë më cilësorë. Sigurisht, të gjithë e dinë historinë e klubit shkodran, por në futbollin e sotëm kemi parë që edhe ekipet e vogla mund të surprizojn­ë ato të mëdha”, tha në prononcimi­n e tij për gazetën “Panorama Sport”, trajneri i Veleçikut, Besnik Duli. Bashkim Ramekaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania