Panorama Sport (Albania)

Lushnja, sulmi nën presion

Gjyla: Është një sfidë e veçantë për ne, në transfertë luajmë më mirë

- ALBAN ALUSHI

rej më shumë se një dekade, derbi i Myzeqesë midis Apolonisë dhe Lushnjës nuk e ka atmosferën e dikurshme të transmetua­r ndër vite. Skuadrat kanë humbur raportet me Superioren dhe interesimi ka rënë shumë. Lushnja pritet të ruajë kolonën “0” të humbjeve edhe në përballjen me fierakët për të treguar sërish se është një skuadër që di të shkëpusë pikë jashtë shtëpisë. Sulmuesi i lushnjarëv­e, Ervis Gjyla, për gazetën “Panorama Sport” shprehet: “Skuadra është përgatitur për të reaguar pas hapit të gabuar që bëmë në shtëpi me Turbinën. Synojmë që të minimizojm­ë gabimet dhe të korrigjojm­ë shënjestrë­n. Jashtë fushës sonë e kemi treguar se nuk mund të mposhtemi kollaj. Kemi marrë pikë dhe ky është një motiv më shumë për ndeshjen e sotme”, ka deklaruar “Gjyla i vogël”. Në këtë edicion, sulmi lushnjar përbëhet nga Ervis Gjyla (26 vjeç) dhe Fatjon Sefa ( 34 vjeç). Të dy sulmuesit kanë luajtur së bashku edhe në sezonin 2015- 2016. Në tri përballjet me Apoloninë në këtë edicion Gjyla ka arritur të shënojë dy gola, ndërsa Sefa një gol.

Situata

Lushnjarët kanë përfun- duar përgatitje­t në kuadrin e ndeshjes me Apoloninë. Për skuadrën e drejtuar nga Ilir Gjyla gjithçka duket gati për të luajtur në Fier, derbin e Myzeqesë. Te verdhëjesh­ilët janë konfirmuar mungesat e mbrojtësit Marjus Korreshi dhe mesfushori­t Eneo Sulkja. Korreshi është një mungesë e rëndësishm­e në repartin mbrojtës, pasi është aktivizuar në të katër takimet, 431 minuta në total. Mbrojtësi tjetër Dionis Musaku duket se po shkon drejt rikuperimi­t dhe mund të luajë. Ndërsa mesfushori Sulkja vijon të jetë i dëmtuar. Futbollist­i peqinas i afruar këtë verë në “Roza Haxhiu” ka luajtur vetëm 2 ndeshje. Në total 107 minuta, ku ka shënuar golin e parë të verdhejesh­ilëve për këtë sezon. Formacioni

Lushnja pritet të luajë me Bejten në portë. Në repartin mbrojtës Renato Dervishi në të djathtë dhe Musaku në krahun tjetër. Në qendër shtatlartë­t Xhafa dhe Bufasi. Në krahët e mesfushës pritet të luajnë Allkanjari dhe Alushi. Ndërsa në qendër Taullau dhe Baze. Vija sulmuese si gjithnjë me Ervis Gjylën dhe kapitenin Sefa. Mbështetës­it e verdhejesh­ilëve do të nisen të organizuar në drejtim të Fierit. Përkrahësi­t e skuadrës do të kryesohen nga grupimi “Delegatët”. Në “Loni Papuçiu” priten rreth 200250 tifozë për të mbështetur Lushnjën. Ndërsa, trajneri i skuadrës Ilir Gjyla dy ditë më parë deklaroi se ka shumë besim tek ekipi i tij se do të dijë të marrë më të mirën në këtë transfertë të vështirë. Këtë sezon, të dyja skuadrat janë pretendent­e për vendin e parë dhe pritet një luftë e hapur në fushë. Ndeshja është vendosur të luhet sot në orën 14: 00 në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania