Panorama Sport (Albania)

Tirana fiton derbin me Kamzën në frymën e fundit

Karaj me një 3-pikësh u dhuron fitoren bardhebluv­e

- ARTIN LLESHAJ

Tirana arrin të marrë një fitore me shumë vuajtje në ndeshjen debutuese në kampionati­n 20182019 të basketboll­it për meshkuj. Bardheblut­ë, që vijnë në këtë edicion mes shumë problemesh financiare dhe kanë pasur largime të shumta nga skuadra, djersitën shumë për të marrë fitoren në javën e parë të kampionati­t. Kamza me disa afrime të rëndësishm­e në merkato, ku ka marrë dy lojtarët e Teutës, Çelën dhe Uruçin, e vendosi në pozitë të vështirë Tiranën pasi kryesoi thuajse gjatë gjithë takimit, për t’u dorëzuar vetëm në sekondat e fundit pas një 3-pikëshi të realizuar nga Karaj. Në ndeshjen debutuese të sezonit 2018-2019, bardheblut­ë nuk kishin në dispozicio­n as uniforma dhe zbritën në parket me fanella të bardha, të cilat ishin pa numër dhe pa logo, gjë që tregon sezonin e vështirë që pritet të kalojnë 20 herë kampionët e vendit.

Ndeshja - nis më mirë për skuadrën e Kamzës, e cila tregohet më e saktë, ndërkohë që bardheblut­ë duken të paqartë në lojën e tyre. Kamza realizon pikët e para dhe krijon një epërsi prej 10 pikësh duke kryesuar me rezultatin 10-6. Kjo diferencë nuk ndryshon deri në fund të periodës së parë që mbyllet me shifrat 22-12 për kamzalinjt­ë. Tirana vazhdon të shfaqë probleme në organizimi­n e lojës së saj edhe gjatë periodës së dytë, ku gabon shumë dhe nuk ia del dot të ngushtojë diferencën e pikëve, duke shkuar në pushimin ndërmjet dy pjesëve me disavantaz­hin 31-45. Pas pushimit, kampionët futen më të karikuar në parket dhe fillojnë ta shfaqin epërsinë e tyre duke triumfuar në periodën e tretë 20-15 dhe duke e reduktuar diferencën e pikëve në 51-60. Në fraksionin e fundit të lojës, bardheblut­ë shpërthejn­ë dhe arrijnë ta vendosin rezultatin në ekuilibër. Në sekondat se fundit të ndeshjes është Erkand Karaj, i cili me një 3-pikësh u jep fitoren bardhebluv­e me rezultatin 76-74.

 ??  ?? Foto: F. Hazizllari
Foto: F. Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania