Panorama Sport (Albania)

Gatuzo i pakënaqur: Klubi s’mi thotë të gjitha

“Kemi bërë dy paraqitje të mira, por ekipi ka boshllëqe”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

jë stërvitje e lehtë për kuqezinjtë dhe që sot nis përgatitja për Kievon. Në intervistë­n për klubin, Gatuzo analizoi momentin e ekipit, por edhe ndeshjen e fundit me Olimpiakos­in.

Çfarë ju kënaqi nga ndeshja e së enjtes?

Rezultati. Provuam të luanim me 4-4-2, por mbeta i pakënaqur në lojën pa top. Gabuam shumë në mesfushë dhe në qarkullim topi, por ideja e lojës që kemi na imponon përmirësim­e.

Nuk mund të flitet për një paraqitje negative sidoqoftë?

Luajtëm nën ritëm në pjesën e parë dhe krijuam shumë, por portën nuk e sulmuam me bindje. Ky ishte një tjetër problem .

Si mendoni t’i zgjidhni këto problemati­ka?

Duhet të lëvizim në grup, teksa zona mes Bilias dhe Bakajokos shpesh ishte tepër e gjerë. Në këtë mënyrë shpenzojmë më shumë energji, mbrojtja detyrohet të tërhiqet dhe skuadra humb koordinata­t.

Kundër grekëve u pa një Çalhanoglu në nivel?

Hakani ka nevojë për besim dhe qetësi. Është një djalosh që i ndien shumë ndeshjet dhe ky është problemi i tij kryesor. Duhet ta ndihmojmë të gjithë që të rikthehet në nivelet e tij

Si është gjendja Kutrones?

Patrik luajti në Empoli me probleme në kavilje, nuk është mister që nuk gëzon 100 për qind të formës, por për mënyrën sesi po sillet të gjithë në dhomat e zhveshjes e kanë vlerësuar.

Edhe Higuain rrezikoi duke luajtur një ndeshje të plotë.

Ai i pari, por edhe klubi e dite që nuk ishte në formën ideale, e megjithatë shënoi një gol fantastik. Mund të them që zhvilloi një ndeshje të madhe duke sakrifikua­r shumë.

A do të jetë Ibrahimovi­ç një

e

nga përforcime­t e janarit?

Nuk flas për lojtarët që nuk i stërvit vetë. Duhet të mendoj vetëm për rezultatet.

Leonardo deklaroi se në verë Ibra ishte monitoruar...

Idetë e drejtuesve nuk më thuhen, mbase sepse janë thjesht ide.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania