Panorama Sport (Albania)

Rino-Kutrone, nga 9 false te ajo e dyfishtë

-

“Snajperi amerikan” është një film me regji të Klin Istvud, që tri vite më parë mori vlerësimet e kritikës anembanë globit. Te Milani “Snajperi” është Patrik Kutrone dhe për fat nuk flasim për luftë. Statistika­t janë qartësisht në anën e djaloshit nga Komo, i cili me dy goditje u dhuroi kuqezinjve dy gola dhe tri pikë shumë të vyera në Ligën e Europës. “Çështje urie”, thonë për 20-vjeçarin pas çdo bëme të tij. “Do ta kem e do të përpiqem të jem gati gjithmonë”, përgjigjej Kutrone pas ndeshjes me Olimpiakos­in. Horizont “axurr” – Nuk humb kohë Patriku. Kundër Romës i mjaftuan vetëm gjashtë minuta për të transformu­ar një barazim pa shije në një fitore të madhe. Ndaj grekëve iu deshën 16 minuta. Një puthje fanellës, një zemër drejt tribunës dhe topi në qendër për t’i dhënë fillesë përmbysjes. Nëntë minuta më pas, i njëjti “qitës” vulos rezultatin e sfidës, me festën që nuk ndryshon e Kutronen. Totali sezonal është dukshëm në anën e djaloshit, falë tre golave në 85 minuta që ka kaluar në fushë. Një rrjetë çdo 28 minuta, një aftësi për të vendosur sfidat prej sulmuesi të regjur e vënë me meritë në listën e Mançinit për grumbullim­in në kombëtaren italiane. Ukraina dhe Polonia janë të paralajmër­uara.

Kujdes ata të dy – Për Kutronen, ajo ndaj Olimpiakos ishte dopieta e katërt në karrierë dhe e para si zëvendësue­s, teksa golat kuqezinj arrijnë në kuotën 21. Shtrëngon dhëmbët dhe zbret në fushë e sapo mundet e dërgon topin në rrjetë. Milani kalon nga 9shi fals në atë të dyfishtë, teksa së bashku me Patrikun shënon edhe Gonzalo. Djaloshi kërkon të mësojë hilet e mjeshtrit, por ndërkohë shënon me të njëjtin ritëm. Trajneri Gatuzo e krahason me ish-kolegun, Inzagi, teksa Kutrone shijon statusin e ri. Ai është një realitet italian dhe evropian, me Rinon që e këshillon të qëndrojë me këmbë në tokë e të punojë siç ka bërë deri më sot.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania