Panorama Sport (Albania)

Brozoviç-Vesino ‘maratonoma­kët’, zikaltrit për rekord në Champions

Dy ndeshjet e para, podium për konkluzion­et

-

Thuhet që futbolli nuk luhet me statistika si basketboll­i. Por, ndonjëherë analizat e shifrave janë të nevojshme për të kuptuar rendimenti­n e një skuadre. Dy fitore në dy ndeshje, ndër të tjera përballë kundërshta­rëve me nivel si Totenhemi e PSV, Interi i ka arritur falë punës së gjithë skuadrës.

OFENSIVË - Kundër holandezëv­e zikaltrit dhanë maksimumin mbi të gjitha në fazën ofensive, duke mbyllur ndeshjen me plot 24 tentativa për gol (nuk regjistron­te një shifër kaq të lartë në një ndeshje të Champions-it nga nëntori i 2010-ës: 27, kundër Tuentes). Duke i shtuar 12 me Totenhemin, skuadra e Spaletit renditet aktualisht e treta në këtë klasifikim të UEFA-s për dy ndeshjet e para të grupeve, vetëm pas Realit të Madridit (56) dhe PSG-së (42).

VRAPIME - Një meritë e madhe i shkon megjithatë mesfushës. Luçiano Spaleti ka ndërtuar një skuadër muskuloze, të aftë të luftojë deri në fund. Dhe e kishte bërë të qartë që përpara startit të kampionati­t: Marselo Brozoviç e Matias Vesino janë dy nga lojtarët kyç të këtij Interi. Është, jo më kot, dyshja që mbulon linjën "shkatërrue­se" në ndeshjet e mëdha, e aftë të ndërtojë

manovrën nga prapa, falë kroatit e të ofrojë mbulimin e duhur dhe inkursione­t në zonën kundërshta­re falë uruguaiani­t. Por, statistika që befason është një tjetër: sipas një postimi të UEFA- s përmes profilit zyrtar "Twitter", dy mesfushorë­t zikaltër janë lojtarët që kanë vra-

puar më shumë në dy ndeshjet e para të Champions-it. Respektivi­sht 25.1 kilometra për Brozoviçin dhe 24.4 kilometra për Vesinon, duke kanë lënë prapa Duzan Tadiçin e Ajaksit dhe Koken e Atletikos së Madridit. Çka i konfirmon si dy kolona të palëvizshm­e të mesfushës së Spaletit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania