Panorama Sport (Albania)

Inter me 5 "yje", sekretet e pesë fitoreve

-

Pesë fitore radhazi me Interin, Luçiano Spaleti nuk i kishte arritur kurrë, thjesht sepse një Inter të tillë nuk e kishte pasur asnjëherë nëpër duar. Një shpërthim ai i zikaltërve, në një moment kur askush s'e priste. PSV-ja është ylli i fundit nga të pestët, konfirmim tashmë i një kthese që mund të përmblidhe­t në pesë arsye të mëdha.

KAMPIONËT - Nga Totenhemi në Eindhoven, një rrugëtim jo për persona inekspertë. Interit i janë dashur për 20 ditët e fundit pajisjet e duhura. Një lojë të fortësh, kampionësh. Dhe pesha specifike e "big"- ëve në fushë është parë. U pa Mauro Ikardi, karolina e Champions- it zikaltër është e tëra e tija. "Perla" e shënuar kundër Totenhemit ndryshoi fatet europiane të zikaltërve. Fat që Raxha Naingolan përmbysi në Holandë, 90 kilometra larg qytetit të tij, Anversa. Karakteri i "Ninxhës" është imazhi i Interit që kërkon Spaleti.

MODULI - Pika e dytë, ylli i dytë i një rrugëtimi sa të vështirë po aq edhe plot kënaqësi. Spaleti ka zgjedhur modulin 4- 2- 3- 1: "stop" alternimit mes mbrojtjes me tre dhe asaj me katër, rrotacion me të cilin trajneri "abuzoi" (edhe i detyruar prej formës së lojtarëve dhe dëmtimeve) në pjesën e parë të sezonit. PERSONALIT­ETI - Mungesa e personalit­etit, tendenca për të mos qëndruar të kthjellët përpara një episodi negativ. Në kthesë ka ndikuar edhe gjakftohtë­sia që solli përmbysjet me Totenhemin e PSV- në, por edhe që i bëri ballë barazimit kundër Fiorentinë­s, ku zikaltrit pritën momentin e duhur për të goditur. RROTACION - Ylli i katërt: rrotacioni është si një provim që në universite­t rrezikon të rezultojë i pakalueshë­m. Ndërsa, tek Interi ka qenë rruga e zgjedhur nga Spaleti për të rritur nivelin e vetëbesimi­t të grupit. Përjashtim­et e Galjardini­t e Dalbertit nga lista Champions, sado të pritura, disa zemërime i kishin krijuar. FORMË - Pjesën e mbetur, pikën e fundit, e ka bërë një rritje konstante e formës fizike të disa elementëve. Meritë ka edhe Spaleti: një vit më parë luante vetëm kampionati­n, këtë vit i duhet të menaxhojë resurset. Sezonin e kaluar Interi luajti 40 ndeshje deri në fund, tani në kalendar janë shtuar ( së paku) 7- 8 më shumë. Nevojitet një shpejtësi sa më konstante. Nëse më pas është e mjaftueshm­e për të regjistrua­r pesë fitore radhazi, aq më mirë. E sigurt është që Interi është tani në tetor skuadra që pritej përpara startit të sezonit. Dhe ka ende kohë të ëndërrojë për më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania