Panorama Sport (Albania)

CR7 rrezikon të humbë 1 miliard euro nga "Nike"

-

Ai nënvizon se është i qetë dhe mohon çdo akuzë që është bërë ndaj tij, por të quhesh Kristiano Ronaldo, nuk mund të mos përbëjë jehonë akuza për përdhunim nga Katrin Majorga, në lidhje me një ngjarje të ndodhur në verën e vitit 2009, në Las Vegas, me ish-modelen që ka pranuar gjithashtu se për të ruajtur në heshtje ngjarjen e asaj nate është paguar edhe 375 mijë dollarë. Kjo ngjarje ndoshta nuk shqetëson shumë lojtarin, por është vlerësuar si shumë tronditëse për sponsorët e tij të shumtë, me gjigantin e veshjeve sportive "Nike" dhe kompaninë e lojërave elektronik­e "EA Games" mbi të gjitha, që janë dy mbështetës­e të forta të portugezit. Me "Nike", Kristiano Ronaldo është i treti sportist në histori, pas basketboll­istëve Majkëll Xhordan dhe LeBron Xhejms, që ka firmosur një kontratë të përjetshme, në nëntor të vitit 2016 prej 1 miliard eurosh, por ndërkohë kjo kompani, ashtu sikurse "EA Games", kanë dalë publikisht duke nënvizuar njëzëri: "Po e ndjekim me shumë kujdes dhe shumë shqetësim situatën që ka përfshirë Kristiano Ronaldon. Ne duam që sportistët imazh që na përfaqësoj­në të jenë të denjë për parimet që pasqyron puna jonë". Shkurt, nëse Ronaldo akuzohet, mund të pësojë një dëm ekonomik të jashtëzako­nshëm në aspektin personal, ndonëse për të mos humbur 1 miliard eurot e "Nike" apo edhe milionat sezonale nga "EA Games", ylli i Juventusit ka vendosur që të punësojë Dejvid Çesnof, avokatin e famshëm amerikan, i cili konsideroh­et si "mburoja e hekurt" e VIP-ave, duke qenë se ka fituar shumë beteja të rëndësishm­e të yjeve të çdo fushe si Paris Hilton, Majk Tajson, Andre Agasi, Bruno Mars, Leonardo Di Kaprio apo edhe atë të familjes së Majkëll Xheksonit. Shkurt, Ronaldo është bërë gati për betejën ligjore ndaj 34-vjeçares amerikan, Katrin Majorga.

 ??  ?? Frenk Riberi dhe Emre Xhan, çast nga miqësorja e verës në SHBA mes Bajernit dhe Juventusit.
Frenk Riberi dhe Emre Xhan, çast nga miqësorja e verës në SHBA mes Bajernit dhe Juventusit.
 ??  ?? Paris Hilton dhe avokati Dejvid Çesnof
Paris Hilton dhe avokati Dejvid Çesnof

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania