Panorama Sport (Albania)

Lopetegui: Po na masakroni

"Më shumë respekt për Realin, kemi të njëjtat pikë si kryesuesit e Ligës"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Reali është në krizë, por rezultatet e jav ëve të fundit nuk e kanë trembur aspak trajnerin Hulen Lopetegui. Në prag të ndeshjes me Alaveshin në transfertë (sot ora 18:30), numri një i madrilenëv­e thotë se nuk ka presion dhe frikë nga një shkarkim i mundshëm. Ai kërkon më shumë respekt për ekipin e tij, teksa krenohet me faktin që ka pikë të barabarta me vendin e parë. Ai është i bindur që skuadra do të kthehet shumë shpejt te rezultatet pozitive, pavarësish­t mungesave të shumta.

Frika- "Nuk trembem për vendin tim. Trajneri e ka mendjen gjithmonë te ndeshja e ardhshme dhe jo tek ajo që mund të ndodhë. Gjithçka kalon me qetësi dhe natyralite­t. Do të punojmë për të marrë rezultatet dhe s'kam frikë nga shkarkimi".

Pak respekt- "Është një formë e të parit të kritikave që i bëhen Realit. Kërkoj më shumë respekt ndaj skuadrës dhe lojtarëve. Në fakt janë korrekte deri diku sepse nuk kemi pasur rezultate pozitive, por ne kemi kuotë pikësh po aq sa ekipi i vendit të parë në kampionat. Tani vëmendja vetëm tek Alaveshi për të marrë tri pikët".

Pa mbrojtje- "Kjo është situata dhe duhet të marrim rezultatin nga lojtarët që kemi. Është e vërtetë që Dani Karvahal dhe Marselo nuk janë, por kam besim të plotë te të gjithë që do të zbresin në fushë".

Bejli- "Garet është një lojtar shumë i rëndësishë­m për

ekipin tonë. U largua nga derbi për shkak të problemeve fizike, të cilat mund të kishin qenë më shumë. Por, tani është përgatitur dhe gati për të luajtur".

Finale- "Të gjitha ndeshjet për ne janë të tilla. Përballemi me kundërshta­rët si të ishte një

finale. Por, këtë herë akoma më shumë për shkak të momentit negativ që po kalojmë".

Trajneri- "Brenda mendjes së një trajneri sigurisht që mendohet gjithçka. Edhe gabimet dhe e ardhmja, por tani të fitojmë ndeshjen e ardhshme".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania