Panorama Sport (Albania)

Guardiola: Të luaj në mbrojtje? Çfarë do të thotë kjo fjalë?!

Trajneri i Mançester Sitit paralajmër­on Liverpulin

-

Të dielën pasdite, në orën 17:30, Mançester Siti do të udhëtojë në Liverpul, ku Pep Guardiola dhe skuadra e tij do të mundohen të shkëputen të vetëm në krye të renditjes, kryesim që e ndajnë me të kuqtë me pikë të barabarta, 19. Përballë do të vihen dy mbrojtjet më të mira të Premier Ligës, me vetëm 3 gola të pësuar, por edhe dy sulmet më të forta të saj, ndonëse Siti kryeson bindshëm me 21 gola, kundrejt 15 të të kuqve. Gjithsesi, duke parë që vjet Liverpuli u shkaktoi shumë dëme "qytetarëve", duke i mundur në kampionat, por edhe duke i eliminuar nga Champions-i. Dhe duke u nisur nga episodet e sezonit të kaluar, i pyetur nëse sivjet Mançester Siti i tij do të luajë në mbrojtje ndaj Liverpulit, trajneri Pep Guardiola shprehet shumë i prerë: "Unë të luaj në mbrojtje? Çfarë do të thotë kjo fjalë?! Ju premtoj se me mua kjo është e vetmja gjë që nuk do të ndodhë në këtë ndeshje të madhe. Në ideologjin­ë time të lojës, nëse kërkon që të përmirësoh­esh dhe të kërkosh të fitosh një ndeshje apo një trofe, diçka e tillë vjen vetëm duke shënuar gol dhe që të shënosh gol duhet të sulmosh. Pastaj, të luash në mbrojtje është shumë e mërzitshme për mua, skuadra jonë nuk është e ndërtuar për këtë sistem loje. E dimë që do të shkojmë në 'Anfield Road', ku do të na presë një atmosferë e nxehtë dhe, po, do t'i kërkoj skuadrës time që të mbrojë, por jo në aspektin real të fjalës, por të mbrohet duke pasur në kontroll topin dhe të kërkojë që të fitojë ndeshjen duke shënuar", u shpreh Guardiola.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania