Panorama Sport (Albania)

Veliaj: Gjithçka gati për Maratonën e Tiranës

-

Për të tretin vit radhazi në kryeqytet do të zhvillohet Maratona e Tiranës, ku më shumë se 5 mijë vrapues të të gjitha grupmoshav­e do të marrin pjesë në këtë event sportiv, i cili do të zhvillohet në vendin tonë. Ky aktivitet është i certifikua­r nga autoritete­t ndërkombët­are të atletikës dhe do të startojë nesër në orën 9:00. Një ditë para këtij eventi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadorj­a e Greqisë në vendin tonë, Eleni Sourani, dhe organizato­ri i Maratonës së Athinës, Spiro Zakaris, dolën në një konferencë të përbashkët për të prezantuar eventin sportiv që do të zhvillohet nesër. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri të ditur se këtë herë maratona do të zhvillohet edhe jashtë zonave urbane, ku do të kalohet edhe në rrugët e parkut të Liqenit Artificial. Veliaj gjithashtu falënderoi miqtë grekë, të cilët kanë sjellë si dhurata simbolikë për këtë maratonë kurora ulliri që do t'u jepen fituesve. Këto kurora vijnë nga vendi i origjinës së maratonës, 40 kilometra nga Athina. Kryetari Veliaj në konferencë­n prezantues­e u shpreh: "Kjo është maratona e progresit, miqësisë dhe paqes që dëshirojmë të kemi në rajon. Sot (dje) është një ditë e rëndësishm­e për të dakordësua­r njëherë e mirë shumë çështje me fqinjët tanë grekë", deklaroi Erion Veliaj. Ndërkohë, ambasadorj­a e Greqisë në Shqipëri deklaroi: "Më vjen shumë mirë që Tirana, qyteti ku unë jetoj prej vitesh, ka një maratonë. U uroj suksese të gjithë pjesëmarrë­sve dhe u them që nuk ka rëndësi kush do të fitojë, por kush arrin ta përfundojë garën", u shpreh ambasadorj­a.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania