Panorama Sport (Albania)

Super-Marku shkatërron rumunin

Floriani shprehu edhe një herë synimin e tij për të kaluar në kategorinë UFC

-

Florian Marku trium fon sërish. Luftëtari kuqezi u tregua përsëri i jashtëzako­nshëm duke dominuar kundërshta­rin e tij të fundit rumunin, Ioan Vranceanu, i cili nuk mundi t'i rezistonte për shumë kohë sportistit shqiptar. Florian Marku u tregua i furishëm dhe ishte i pandalshëm në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në Ferizaj duke konfirmuar edhe një herë që është një sportist i niveleve të larta dhe që e pret një karrierë e suksesshme në Artet Marciale Mikse. Marku e shkatërroi që në raundin e dytë kundërshta­rin rumun, i nxitur edhe nga mbështetja e fuqishme që mori nga të pranishmit e shumtë që kishin mbushur pallatin e sportit "Bill Clinton" në qytetin e Ferizajt. Që në fillim Marku u hodh në sulm dhe një goditje me gju, e më pas disa goditje të shumta me grushte rezultuan fatale për rumunin që u rrëzua në tapet që në raundin e parë. Në raundin e dytë filluan sërish sulmet e Markut ku Ioan Vranceanu e kishte të pamundur për t'i bërë ballë, madje rumuni kërkoi mëshirë prej luftëtarit kuqezi, që ia kurseu goditjen e fundit dhe më pas gjyqtari e mbylli sfidën duke i dhënë fitoren e radhës Florian Markut. Pas arritjes së këtij suksesi, sportisti shqiptar u shpreh edhe një herë tjetër se qëllimi i tij është që të ngjitet në nivelin më të lartë të Arteve Marciale Mikse, në UFC, aty ku garojnë edhe më të mëdhenjtë e këtij sporti. Kështu, Marku, pas triumfit disa muaj më parë ndaj rivalit të tij serb, merr një tjetër fitore shumë të shpejtë duke treguar edhe një herë tjetër që është një luftëtar, i cili duelon hapur dhe nuk bën shumë llogari, duke kërkuar t'i mbyllë sa më shpejt takimet dhe d gjunjëzuar menjëherë kundërshta­rët e tij pa u dhënë asnjë shans.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania