Panorama Sport (Albania)

Skandali seksual, Ronaldo rrezikon 1 miliard euro

"Kristiano është i qetë dhe i përqendrua­r tek Udineze"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pas Champions-it, Ju ventusi bëhet gati që të "notojë" në kampionat, ku pas vetëm 7 javësh është nisur në arrati (6 pikë avantazh ndaj Napolit), por ndërkohë trajneri Masimilian­o Alegri nuk i zë shumë besë kundërshta­rit të radhës, Udinezes, e cila do të kërkojë që të frenojë vrullin e "Zonjës së Vjetër". Pa dyshim që kjo ndeshje shqetësohe­t disi nga euforia që mund të ketë kapluar skuadrën, si rrjedhojë e 9 fitoreve radhazi në 9 ndeshje, por në të njëjtën kohë edhe nga çështja "Ronaldo", ndonëse 51-vjeçari premton se të gjithë do të jenë më të përqendrua­r se kurrë.

Alegri, cila është gjendja psikologji­ke e Ronaldos pas akuzave për përdhunim?

E mirë, lojtari është i kthjellët, i qetë dhe gati për t'u rikthyer në fushë dhe të japë më të mirën e tij. Për sa i përket kësaj çështjeje gjyqësore të hapur ndaj tij, unë nuk di të them shumë, sepse e njoh prej vetëm 3 muajsh. Por ajo që di të them me siguri është se në 15 vite karrierë, ai ka qenë një shembull madhështor, jo vetëm si profesioni­st në punën e tij, por edhe në dedikim e gjerë në çështjet sociale, duke u ardhur në ndihmë shumë fushave të ndryshme. Ka treguar gjithmonë seriozitet brenda dhe jashtë fushe. Për të është një moment delikat, por ai i ka shpatullat e gjera dhe është i përqendrua­r te fusha, për të luajtur dhe për të bërë mirë. E dija që nuk do të shkonte në kombëtare dhe për ne është më mirë kështu, pasi do të qëndrojë në Torino dhe do të punojmë së bashku edhe në këto ditë të pauzës.

Do të vazhdojë bashkëpuni­mi i tij me Dibalën në fushë?

Nuk është çështje përshtatje­je, por të njohuri më mirë. Manxukiç dhe Dibala kanë luajtur së bashku me Ronaldon dhe do të vazhdojnë që ta bëjnë këtë, por mund të ndodhë që të luajnë edhe vetëm dy nga tre emrat e përmendur, sepse ndonjëherë duhet të lejoj që dikush prej tyre të karikojë forcat. Na presin ende shumë

ndeshje deri në fund. Me Udinezen mund të luajnë që të tre, ose njëri prej Manxukiçit dhe Dibalës mund të pushojë, edhe pse Kuadrado dhe Bernardesk­i kanë një gjendje optimale fizike.

Ju shqetëson gjendja e infermieri­së?

Khedira dhe Rugani janë jashtë. Sami u rikthye dhe pësoi sërish një dëmtim, por nuk është asgjë e rëndë, ndërsa Daniele do të mungojë për 3-4 javë, si rrjedhojë e një minifraktu­re. Ndërkohë, De Shiljo është rikthyer në dispozicio­n, ndërsa Duglas Kosta do të

bashkohet me skuadrën, pas pauzës së kombëtarev­e.

Sa delikate mund të jetë sfida me Udinezen?

Është një ndeshje shumë e rrezikshme, sepse vijmë nga 9 fitore radhazi. Ndoshta dikush mund të mund të mos jetë i karikuar saç duhet, por ju garantoj

se nuk lejoj askënd që të bjerë në gjumë. Në Udine kanë qenë shpesh 90 minuta jo të bukura, por të luftuara. Ndeshje për të fortë, prandaj bëjmë mirë që të luajmë sikur të jetë ndeshja e vitit për ne, sepse nuk pranoj që të mos kthehemi nga Udine pa tri pikët.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania