Panorama Sport (Albania)

Ushtar te grekët, sulmuesi kuqezi humb ndeshjen me Spanjën

Bushi: Ja pse dështuam të arrinim objektivat

- GENTJAN ALINANI

Fiorin Durmishaj shënoi dopietë në fundjavë, por nuk është as pjesë e listës së Kombëtares Shpresa dhe as pjesë e Kombëtares së madhe. Arsyeja: Shërbimi ushtarak në Greqi. Të paktën kështu tha trajneri i kuqezinjve U-21 Alban Bushi në konferencë­n për dy ndeshjet e radhës. Ai gjithashtu zbuloi arsyet e dështimit për të arritur objektivat. Bushi shpjegoi disa nga zgjedhjet e bëra në listën e lojtarëve që ka grumbullua­r, ndërsa në mbrëmje ai zëvendësoi Kristal Abazajn me Agim Zekën. Diçka e tillë ndodhi për shkak të dëmtimit që ka pësuar lojtari i Anderlehti­t. Lajmin e bëri të ditur faqja zyrtare e FSHF-së. Madje si për ironi të fatit Bushi tha se e kishte grumbullua­r Abazajn për t'i dhënë një ndihmë për shkak të momentit të vështirë që po kalon. Por në fakt Abazaj nuk do të jetë për dy ndeshjet me Spanjën dhe Estoninë, vendin e tij e ka marrë Agim Zeka.

Të gjithë e dimë forcën që ka skuadra e Spanjës, por çfarë mund të bëjë Shqipëria në këto dy ndeshje eliminator­e?

Ndeshja me Spanjën është nga ato ndeshje ku ne e njohim kundërshta­rin sepse kemi luajtur me ta dhe e njohim mirë, e dimë se si luajnë. Pavarësish­t se humbëm 3-0 atje, unë jam i kënaqur nga loja që zhvilluam dhe treguam disa gjëra pozitive dhe që mund të bëjmë gjëra të mira. Gjithsesi, këtë herë do të luftojmë më shumë. Kemi mundësi për t'i bërë dëm Spanjës.

Ju shqetëson fakti që sulmuesit nuk janë në momentin e tyre më të mirë, sepse Hebaj nuk ka shënuar me Partizanin, ndërsa Abazaj nuk ka hapësira me Anderlehti­n?

Ne kemi sulmues, por kishim në plane edhe Vrionin. Trajneri Panuçi e mori në ekipin A. Ne e kishim përqendrua­r lojën te Vrioni dhe strategjia jonë ishte përcaktuar aty. Tani ndodhemi në momentin që duhet të gjejmë sërish sulmues. Hebaj është lojtar shumë i rëndësishë­m, ashtu si Mustafa. Durmishaj duhet të ishte i grumbullua­r, por ai është duke zhvilluar shërbimin ushtarak në Greqi. Por, me Spanjën nuk do të sulmojmë shumë.

Në fillim thatë se donit të zhvillonit një lojë të bukur me Shpresat dhe rezultatet do të vinin. Tani që ky edicion është drejt fundit, çfarë përfundime­sh keni nxjerrë?

Tani jemi jashtë objektivav­e, por më vjen keq. Kur shoh ndeshjet që kemi bërë jam shumë i kënaqur, por është rezultati që na ka munguar dhe ai vendos. Por, ne pavarësish­t që jemi ekip Shpresa, mua më pëlqen të kemi edhe rezultate. Na kanë penalizuar formacione­t, pasi kemi pasur mungesa të shumta për shkak të dëmtimeve dhe herë të tjera lojtarët i ka marrë ekipi i parë. Nëse do të kishim këtë ekip, duke marrë parasysh, Ramadanin, Ndojin, Manajn dhe Vrionin mendoj se do të ishim kualifikua­r. Loja është e kënaqshme, por mungojnë rezultatet. Por duhet të kujtojmë që kemi çuar shumë lojtarë në ekipin e parë dhe ky është një objektiv që kemi.

A mund të jetë Krasniqi i Skënderbeu­t një alternativ­ë për të ardhmen?

Krasniqi patjetër që po, por është ditëlindja 97- ta. Kjo ditëlindje e përfundon ciklin me kombëtaren në këto dy ndeshje. Unë kam lënë shumë lojtarë të tillë të kësaj ditëlindje­je, si rasti i Çekiçit. Jo se nuk ka merita, por sepse ne nuk kemi të ardhme me atë.

Keni grumbullua­r për herë të parë Omar Imerin, ishte e vështirë të bindej?

Dua ta falënderoj sepse ai u tregua i gatshëm sapo ne shfaqëm interesin dhe donim ta takonim. Kemi edhe Zejnullahu­n dhe Shefitin, që nuk janë këtu, por do të jenë për të ardhmen.

Është politikë fakti që ju e keni drejtuar vëmendjen nga lojtarët shqiptarë të Maqedonisë, duke qenë se Kosova ka kombëtaren e vet?

Unë i grumbulloj të gjithë ata që janë lojtarë shqiptarë dhe flasin shqip. Nuk ka asnjë problem për ne, është zgjedhja e tyre. Kemi afruar edhe Ramadanin për sezonin tjetër.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania