Panorama Sport (Albania)

Gega: Isha afër Kukësit, tani i mund me Partizanin

“Replikon” Cuculi: Hera e parë si kundërshta­r, do t'i thyejmë të kuqtë

- ILIR CARA

Skënder Gega mund të ishte pjesë e Kukësit, pasi në verë pati një tratativë mes palëve, por nuk u finalizua. Në daljen e djeshme për mediat, Gega pohoi se më mirë që nuk u bë, pasi u kthye në familje, te Partizani. Ai pohoi se dueli me Kukësin nuk është një barometër për titullin, por thjesht një ndeshje radhe, pasi kampionati është shumë i gjatë. Gega gjithashtu zbuloi edhe sekretin me të cilin skuadra mban euforinë në kontroll, si dhe soliditeti­n në mbrojtje. Në fund, Gega dha edhe mendimin e tij në lidhje me axhendën e ndeshjes, ku sipas tij, Partizani penalizohe­t prej tifozëve. Gjithsesi, ai nuk do t'i quajë manovra të kundërshta­rit, por të kuqtë do të bënin ndryshe.

Kukësi vjen në këtë sfidë pas humbjes ndaj Skënderbeu­t, mos është momenti i duhur për të përfituar?

Mendoj që Skënderbeu­Kukësi ka qenë një ndeshje e luftuar. Edhe pse ka humbur karshi Skënderbeu­t, mendoj që Kukësi do vijë për të dhënë 100 për qind kundër nesh. Jemi përgatitur për t'u vlerësuar. Është një ekip për t'u vlerësuar. Ne jemi gati për të dhënë më të mirën.

A do të ndikojë presioni i vendit të parë në ndeshjen ndaj Kukësit?

Vetëm 7 javë, deri tani kemi punuar dhe jemi munduar që të largojmë presionin. Jemi të ndërgjegjs­hëm, që është vetëm fillimi, me të gjitha këto ekipet do të luajmë edhe 3 herë të tjera. Njeriu duhet të jetë me këmbë në tokë. Patjetër që rritet presioni gradualish­t. Kjo ndeshje është ndeshja e radhës. Do i vlerësojmë dhe respektojm­ë aq sa duhet, por jemi gati që të japim maksimumin.

Çfarë bëni për të mbajtur euforinë nën kontroll?

Mundohemi të flasim dhe të punojmë. Të korrigjohe­mi nga gabimet edhe pse me Tiranën, Flamurtari­n, Teutën mendoj që kemi bërë një performanc­ë të mirë. Jemi munduar që secili nga ne të korrigjohe­t dhe të eliminojmë gabimet e shfaqura. Por është një ndeshje tjetër, një pamje tjetër. Shpresoj të futemi me po atë ritëm dhe dëshirë.

Mendoni se presioni është në krahun tuaj apo te Kukësi?

Nuk ka vend për presion, ne po shikojmë punën tonë. Kemi synimet tona. Do t'i marrim ndeshjet një nga një. Nuk kemi asnjë presion, mbase mund të jetë te kundërshta­rët se vijnë pas

një humbjeje. Ne duam që të jemi 100 për qind fizikisht dhe të fokusuar. Më pas, çdo gjë t'ia lëmë ndeshjes.

Tani që jeni në vend të parë, mund të thoni publikisht që Partizani është për titull?

Nëse pas 2 javësh mbaron kampionati do të thosha me kënaqësi se jemi për titull, por do luajmë edhe 3 ndeshje me secilin kundërshta­r. Është një kampionat jashtëzako­nisht i gjatë. Çdo gjë mund të ndryshojë në dy javë, shpresoj kurrë mos ndryshojë, po ju e shikoni se është një kampionat mjaft i ngjeshur dhe i fortë. Ekipet janë shumë afër. Ky është qëllimi.

Duhet të kemi durim dhe t'ia lëmë kohës.

Ju ndihmon eksperienc­a që keni punuar me Kombëtaret e moshave për të menaxhuar Partizanin, pasi keni shumë elemente me moshë të re?

Unë kam punuar me 21vjeçarët, është komplet një status tjetër me klubet. Jam i kënaqur, në fillim jam ballafaqua­r me lojtarët me eksperienc­ë që kanë një peshë të madhe te Partizani. Kemi gjetur gjuhën e përbashkët. Idetë dhe qëllimet tona janë sheshuar që në fillim. Është më e lehtë të punosh me moshën e re, sepse

vijnë me një dëshirë të madhe. Në qoftë se ne i tregojmë objektivat dhe detyrat, është shumë më e lehtë. E rëndësishm­e është që këta të rinj të bëjnë progres. Ka shembuj të mirë Partizani, që mund të eliminohet ballafaqim­i me mua. Të luash karshi Trashit, Telushit, Alban Hoxhës, them se është përfitim i madh. Liderët që kemi në ekip janë në gjendje të mirë dhe në ato standarde që mua më ndihmojnë si trajner.

A është Kukësi një barometër për objektivin titull të Partizanit?

Nuk besoj se është barometër për titullin. Është një

ndeshje e radhës që ne duhet t'i marrim maksimumin. Është ndeshja e parafundit e fazës së parë. Kemi dhe 3 faza të tjera. Do mundohemi të korrigjohe­mi. Një pjesë po bën progres të jashtëzako­nshëm, një pjesë tjetër është po ajo që ka qenë. Numri i lojtarëve pretendent­ë për të luajtur po rritet edhe në stol. Në këtë ndeshje shkojmë vetëm për fitore, nuk kemi asnjë qëllim tjetër. Është futboll edhe t'ia lëmë fushës.

Hebaj nuk e ka gjetur rrjetën, ndërkohë Mensah shënoi edhe ndaj Teutës. A do ketë rrotacion në formacion?

Jam i kënaqur që Mensah ka

ardhur te goli. Po t'i shikoni golat, të gjithë kanë shërbyer nga një pjesë. Kjo është e rëndësishm­e për mua. Hebaj s'e ka pasur atë fat që të jetë afër golit. Punojmë çdo ditë dhe deri të hënën do të bëjmë më të mirën. Ky është perceptimi i njerëzve, nuk janë absolute zgjedhjet që bëjmë. Të gjithë janë gati. 15-16 veta janë pretendent­ë kryesorë për të luajtur. Vetëm se duhet të edukohemi me vendimet. Në këtë prizëm nuk lëviz nga idetë e mia.

Si i komentoni zgjedhjet e Panuçit dhe a ka Partizani elementë për Kombëtaren?

Kam qenë në pozicionin e

trajnerit të ekipit Kombëtar U21. Rezultatet do e tregojnë nëse ka gabuar apo jo. Paraqitja e lojtarëve që janë grumbullua­r me Kombëtaren do e tregojnë nëse Panuçi ka bërë zgjedhjet e duhura. Është kompetencë e tij. Unë mendoj se jo vetëm te Partizani, në Superiore ka lojtarë që kanë vlera për t'u afruar, për t'iu dhënë mundësia. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë. Për fat të mirë e shikoj që Trashi, Telushi apo dhe Asani nuk janë të shqetësuar pse nuk janë thirrur në Kombëtare. Për mua është e rëndësishm­e që ata të kenë një paraqitje të mirë me Partizanin. Me Panuçin, pa

Panuçin, ai që luan futboll, një ditë do shkoj aty ku duhet.

A është normale që Kukësi-Partizani të luhet të hënën në orën 13:45?

Është e vërtetë, është shqetësim. Unë personalis­ht nuk kam ndonjë eksperienc­ë të madhe në Superiore, ndoshta jashtë shtetit luhet në 13:45, por kjo nuk është zgjidhja jonë. Ne nuk jemi ekipi pritës. Në fakt u shqetësova, sepse duhet të ndryshojmë edhe oraret, edhe ushqimin. Regjimi jonë do jetë ndryshe. Edhe kundërshta­ri këtë do bëjë, nuk është se jemi vetëm ne. E rëndësishm­e është që në çdolloj situate, në çdolloj orari ne të jemi gati. S'ka kthim mbrapa. Për mua do të ishte interesant­e që tifozët, lojtari ynë i 12-të, të vijnë dhe të na mbështesin. Lojtarët janë të lidhur shpirtëris­ht me tifozët.

E shikoni si një manovër të kundërshta­rit për t'iu dëmtuar?

Luajmë në të njëjtën fushë dhe orar. Nuk besoj se ata e kanë bërë këtë gjë për manovër. S'më ka shkuar mendja dhe nuk më intereson.

Para se të vinit te Partizani, u përfol për një kalim te Kukësi

Është diçka e kaluar, që nuk përfundoi. Madje nuk shkoi as

në gjysmë. Thjesht dëshira e 2 palëve. Unë e respektoj Kukësin dhe vazhdoj ta respektoj sepse është një klub me vlerë. Presidenca ka bërë të pamundurën. Do isha gati të punoja, thjesht ndoshta nuk qe momenti. Më mirë që nuk u bë, pasi sot jam në shtëpinë time.

Rritja e çmimit të biletave a mos është një tjetër manovër për mos të pasur shumë tifozë të Partizanit në stadium?

Këtë pjesë nuk e mbuloj dot, sepse nuk i di manovrat. Jam njeri që e lexoj lojën. I shoh gjërat dhe jam i drejtpërdr­ejtë në këshilla. Për pjesën tjetër jashtë stadiumit s'kam qenë kurrë i interesuar.

Duhet të jemi më shpirtmëdh­enj, duke pasur parasysh këtë ekonomi dhe këto të ardhura që ka Shqipëria. T'i lëmë njerëzit të vijnë te sporti, se është një 2-orësh që na bashkon. Jo çdo njeri e ka mundësinë për të udhëtuar në Elbasan, e aq më tepër të marrë një biletë të shtrenjtë.

Në këto 7 javë Partizani ka pësuar më pak gola nga të gjithë edhe pse nuk luan në mbrojtje. Si ia del mbrojtja të funksionoj­ë aq mirë?

Unë mendoj se rritja e disa lojtarëve ka ndikuar. Jemi munduar të fusim frymën e grupit. Në momentin që ne

mbrohemi, i gjithë grupi duhet aktiv. Nuk është vetëm katërshja e mbrojtjes që ka meritë, plus portieri që është një pikë e jona kryesore. I gjithë grupi po funksionon në të dyja fazat. Mbështetje­n e sulmit e bën edhe mbrojtja. Trashi dhe Ibrahimi i kanë ndihmuar sulmuesit. Jemi koordinuar, jemi modifikuar, meritën kryesore besoj e ka ekipi. Por, elementë të ndryshëm që më përpara kanë pasur problem tranzicion­in për t'u kthyer mbrapa, siç është Asani dhe Bardhi, po e bëjnë jashtëzako­nisht mirë. Kjo është një nga pikat kryesore që deri tani ka funksionua­r.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania