Panorama Sport (Albania)

Gladbahu turpëron Bajernin, Nojer: 3 grushte fytyrës!

Miqtë shënojnë dy herë në 16 minutat e para, dridhet stoli i Kovaçit

-

Bajerni nuk arrin të fi tojë edhe në ndeshjen ndaj Gladbahut. Pas një jave zhgënjyese, kampionët e Gjermanisë pësojnë humbjen e dytë radhazi në Bundesligë. Kriza tani mund të quhet zyrtare në kampin bavarez që ka harruar të fitojë në kampionat. Shumë vërshëllim­a në fund të takimit nga tifozët, të cilëve u është sosur durimi me lojtarët dhe stafin teknik. Një paraqitje kaq e dobët ndodhi edhe vjet nën drejtimin e Karlo Ançelotit, që më pas u shkarkua nga drejtuesit. Nëse kjo do t'i ndodhë edhe trajnerit kroat, kjo do shihet në ditët në vazhdim.

PJESA E PARË Ndeshja nis mirë për skuadrën e Gladbahut që në minutat e para të takimit tregon se nuk ka ardhur në Mynih për festën e birrës. Në minutën e 10- të është Plea ai që shënon golin e avantazhit për skuadrën e Gladbahut. Lojtari kombinon bukur jashtë zone me Hofman dhe godet duke dërguar topin në cepin e majtë të portës së Nojerit, që nuk kishte asnjë shans për të ndaluar sferën të ndalonte në rrjetë. Në "Allianz Arena" fillohet të dëgjohen edhe vërshëllim­at e para nga publiku vendës. Por, në minutën e 16-të janë sërish miqtë që gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Lars Shtindel që nga brenda zonës godet saktë, duke shënuar golin e dytë për Gladbahun. Bajerni është i shokuar, po ashtu të gjithë të pranishmit në stadium. Askush nuk ju beson syve për atë që po shohin në fushën e lojës nga një skuadër që deri një javë më parë ishte e pamposhtur. Kampionët reagojnë me anë të Arjen Roben në minutën e 33- të, por portieri Somer është në pozicion. Zvicerani është sërish protagonis­t ku priti një top të goditur nga Robert Levandovsk­i. Pjesa e parë mbyllet me një gjuajtje jashtë zone nga Tomas Myler që nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. PJESA E DYTË

Bajerni nis vrullshëm ndeshjen në 45 minutat e dyta, duke kërkuar të shënojë sa më shpejt të jetë e mundur. Levandovsk­i jep sinjalin e parë, polaku ishte pranë shkurtimit të rezultatit, por marrja e dobët e topit nuk i jep mundësi të godasë siç duhet. Trajneri Niko Kovaç fut në lojë Riberinë dhe Gnabrin për Roben dhe Myler. Të dy lojtarët u japin më shumë freski skuadrave. Në të 68-ën Leva arrin të gjejë rrugën e rrjetës, por goli i tij anulohet për pozicion jashtë loje nga asistenti i ndeshjes. Gnabri dhe Riberi mundohen të dërgojnë

sa më shumë topa në brendësi të zonës aty ku sulmuesi bavarez e ka të vështirë t'i bëjë ballë i vetëm mbrojtjes mike. Skuadra e Gladbahut mundohet të rrezikojë me anë të kundërsulm­eve dhe në minutën e 88- të shënon edhe golin e

tretë me anë të Hermanit që gjuan brenda zonës pas një marrje perfekte. 0-3 dhe Bajerni pëson humbjen e dytë radhazi në Bundesligë, duke rrëshqitur në klasifikim. Hera e fundit, që bavarezët kishin një start të tillë, ka qenë para tetë vitesh.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania