Panorama Sport (Albania)

Alaveshi zhyt në krizë Realin, thyen Benzema dhe Bejl

Dëmtohen dy sulmuesit, “galaktikët” 4 ndeshje pa fitore

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Reali, zyrtarisht në krizë. Madrilenët jo vetëm që kanë harruar të shënojnë, por tani kanë filluar edhe të humbasin. Në “Vitoria” kundër Alaveshit përfundoi 1-0 për vendësit pas një goli me kokë në minutën e 95-të, të shënuar nga Manu Garsia. Një humbje që Reali nuk e kishte provuar që prej vitit 1931. Skuadra e Lopeteguit ka vetëm 1 pikë në tri ndeshjet e fundit: ka humbur me Sevijen, Alaveshin dhe ka barazuar me Atletikon. Në mes, edhe humbja në Moskë kundër CSKA-së në Champions. Reali ka 409 minuta pa shënuar gol, afërsisht 7 orë lojë. Vetëm 2 herë në historinë 116vjeçare të lavdishme të Realit ka arritur 4 ndeshje pa shënuar gol. Lopetegui bëhet trajneri i tretë në listën e zezë.

Jashtë Asensio- Lopetegui provoi të ndryshonte diçka, por lëvizjet nuk ishin të duhurat. Ashtu si ndaj Romës, la në stol Asension duke luajtur me skemën 4- 4- 2 ( Sebajos dhe Modriç nga krahët dhe Kasemiro-Kros në qendër dhe Bejl Benzema në sulm). Ky i fundit nuk shënonte prej 6 ndeshjes dhe dje kapi të shtatën. Pati vetëm një rast me

kokë në pjesën e parë dhe e humbi. Lopetegui e zëvendësoi në fundin e pjesës së parë, duke aktivizuar Marianon (i dëmtuar).

Pak raste- Në pjesën e dytë, Mariano kishte dëshirë dhe këmbëngulj­e për të ndryshuar fatin e ndeshjes, por vetëm kaq

nuk mjaftonte. Lopetegui provon me Asension për Kasemiron. Shumë zotërim topi, por asnjë rast për “galaktikët”. Alaveshi ishte i vendosur mirë, teksa dielli i kishte lënë vendin një shiu të rrëmbyeshë­m. Xhoni kishte rast të artë, por e goditi jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Kurtua.

Bejl dhe goli- Çerek ore përpara fundit të ndeshjes, Bejl kërkoi zëvendësim­in. Uellsiani nuk ishte rikuperuar mirë nga dëmtimi në derbi. Një tjetër shqetësim për Realin. Përpara se të zëvendësoh­ej bën një goditje, por pa rrezik. Në vendin e tij i riu Vinicuis, i cili nuk pati forcë për të ndryshuar lojën. Diçka të tillë e bën Manu Garsia në frymën e fundit, kur devijon një top me kokë drejt rrjetës dhe me këtë fitore e rendit Alaveshin krah Realit në krye të klasifikim­it. Fytyra e Perezit në tribunë është një dëshmi e qartë e krizës. PSG - LION

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania