Panorama Sport (Albania)

Nga ferri në parajsë, Murinjo shpëton pankinën

"Po më përndjekin, nuk u vura pistoletën në kokë për kontratën"

-

Nga ferri, në parajsë. Zhoze Murinjo konfirmohe­t edhe një herë trajneri i një mijë jetëve. Dhe ai e nis me një shfryrje tjetër: "Një miku im po më thoshte në mëngjes, se nëse nesër bie shi në Londër, është faji im. Nëse ka mosmarrëve­shje për akordin e 'Brexit', është faji im. Unë duhet të jem gati për të gjithë këtë. Shoh shumë dashakeqës­i dhe përndjekje në futboll. Kjo është jeta që unë dashuroj dhe që kur kam qenë fëmijë kam punuar për këtë. Unë jam 55 vjeç dhe është hera e parë që shoh një njeri të përndiqet. Unë arrij ta përballoj. Por disa nga djemtë, pavarësish­t se nuk janë ata të përndjekur­it, nuk po e përballojn­ë dot. Kjo është një gjë e re dhe mua më shërben, sepse më bën trajner dhe njeri më të mirë. E kuptoj që gjërat në natyrën njerëzore dhe në industrinë ku unë punoj sot kanë ndryshuar. Unë e dashuroja këtë punë, e dashuroj ende, por tani është ndryshe. Megjithatë, jam i rritur dhe do arrij ta përballoj. Mënyrën se si e nisëm ndeshjen, lojtarët ishin në panik në çdo top në zonë, sa mendova se do shënonim një autogol. Rashford ishte i trishtuar, ndërsa MekTominej i trembur në fushë". Pastaj portugezi komenton përmbysjen: "Nuk ishin zëvendësim­et, ishte mentalitet­i dhe dëshira. Siç e kam thënë edhe më parë, askush nuk është më i rëndësishë­m, vetëm klubi. Nuk bëhet fjalë as për mua dhe as për lojtarët. Në pjesën e dytë lojtarët dhanë gjithçka, nuk kishin ç'të jepnin më. Jam i lumtur për tifozët dhe lojtarët. Ata mund të kthehen në shtëpi me ndjesinë e fitores. Jam i mrekulluar nga reagimi i tyre. Por nuk e dua atë mbështetje. Nëse do të kisha mundësi t'u thosha të mos e bënin, do ta bëja sepse nuk bëhet fjalë për mua, por për klubin që ata dashurojnë dhe e përfaqësoj­në me nder dhe dinjitet". Në fund, dhe një batutë për shkarkimin: "Ata më ofruan një kontratë deri më korrik 2020. Unë kam një kontratë deri atëherë dhe nuk jam unë ai që u vura pistoletën në kokë. Ata ma ofruan, sepse donin ta bënin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania