Panorama Sport (Albania)

Vllaznia pa rivalë, ngec Apolonia

Lushnja shfaqet cinike për një pikë, rrjeta e Gjylës shmang humbjen në "Loni Papuçiu"

- BUJAR RAMA

Mbyllet pa fitues "derbi i myzeqarëve". Apolonia dhe Lushnja edhe pse prodhuan lojë të bukur, nuk mundën që të shkonin më larg se shifrat 1 me 1. Fierakët luajtën më mirë në pjesën më të madhe të kohës, por shfaqën probleme të shumta në finalizim. Lushnjarët nga ana tjetër...

Mbyllet pa fitues "derbi i myzeqarëve". Apolonia dhe Lushnja edhe pse prodhuan lojë të bukur, nuk mundën që të shkonin më larg se shifrat 1 me 1. Fierakët luajtën më mirë në pjesën më të madhe të kohës, por shfaqën probleme të shumta në finalizim. Lushnjarët nga ana tjetër harxhuan më pak energji, duke dëshmuar se janë një skuadër cinike, pasi në fund të fundit morën një pikë të vyer në transfertë.

PJESA E PARË - Loja nis mirë për fierakët, që qarkullojn­ë dendur topin dhe zotërojnë mesfushën. Lushnja mbetet në pozita pritëse dhe luan qetë e thjesht. Qysh në minutën e 3të, Meto lëshon sinjalin e parë, teksa shërben në qendër për Gjatën, por Bufasi është një hap përpara dhe e kthen te Bejte. Ky i fundit shpëton portën edhe në të 12-ën, pas gjuajtjes së rrezikshme brenda zonës. Minuta e 21-të dhe Meto harkon në zonë dhe Gjata kërcen mbi të tjerët, gjuan me kokë i bindur për gol, por topi godet vetëm traun e portës. Fierakët marrin zemër. Është radha e kapitenit Hysenshaha­j, në krahun e majtë, që shërben sërish saktë për Gjatën në zonë, por gjysmëkthe­sa e tij nuk ka "shënjestër". Përpjekjet e vendësve gjejnë rezultat në të 35-ën, kur Meto kroson në shtyllën e dytë ku ndodhej K. Prifti,

i cili shkarkon të djathtën dhe topi përfundon në trekëndësh. Fierakët kanë mundësi të mirë të dyfishojnë në të 44-ën, teksa Hysenshaha­j shfaqet i vetëm me Bejten, por portieri largon rrezikun me këmbë. Lushnja është e vakët në këtë pjesë, ndërsa pati vetëm dy raste me

Alushin dhe Gjylën.

PJESA E DYTË - Asnjë zëvendësim dhe të dy trajnerët kërkojnë ende të marrin më shumë nga titullarët. Kapiteni Sefa shkon të përshëndes­ë tifozët në tribunën B, para se kryesori Jorgji të rifillojë ndeshjen. Diçka u premton

dhe tifozëria mike shpërthen në ovacione. Dhe reagimi nuk vonon, pasi pas vetëm 5 minutash, miqtë fitojnë një goditje dënimi dhe Ervis Gjyla e nis si pasim në qendër, por topi përshkon gjithë pasqyrën e zonës dhe pa u prekur nga askush, përfundon në shtyllën

e dytë të Harizajt dhe 11. Goli qetëson Lushnjën, ndërsa te fierakët krijon disi çoroditje. Minutat rrjedhin dhe në 72- ën është Andoni, që gjuan fort tokazi me të majtën, por sfera përplaset në këmbën e portierit. Dy minuta më vonë, i sapofuturi Ademi, del i vetëm përballë Harizajt, por portieri shmang sërish rrezikun. Lushnja pranë golit të dytë. Miho luan dhe "kartën" Bakalli, teksa Gjyla vetëm një zëvendësim ka bërë. Minuta e 80-të dhe K. Prifti e gjen rrezen drejt portës, por Xhafa largon në korne, prej nga Gjata me kokë humbet një rast të mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania