Panorama Sport (Albania)

Atanda: Rexhinaldo­n e ndal unë, afrikanëve ua kam marrë dorën

Nigeriani tregon se çfarë ka ndryshuar në mbrojtjen e Partizanit

-

Mbrojtësi Sodiq Atanda u paraqit me një "look" të ri dje para mediave, pasi flokët i kishte kthyer në biond. Mbrojtësi nigerian, ndonëse ka pesë vite në Shqipëri, shqipen e flet shumë pak. Ai tregoi dje para mediave sekretin e fitimit të dyluftimev­e me sulmuesit afrikanë dhe është i bindur se do t'ia dalë edhe ndaj Rexhinaldo­s.

Keni qenë pjesë e mbrojtjes së Partizanit edhe sezonet e kaluara, por këtë sezon mbrojtja duket se është më mirë, çfarë ka ndryshuar?

Në krahasim me vitet e kaluara, këtë sezon kemi raport shumë të mirë me njëri-tjetrin. Komunikimi është i përsosur me lojtarët. Gjithçka po funksionon mirë, çka po tregohet dhe në fushën e lojës. Në futboll nuk luhet i vetëm, kështu që duhet ta kuptojmë njëritjetr­in.

Cili ka qenë problemi kur nuk aktivizohe­shit në sezonin e shkuar, nuk përshtates­hit me Belicën apo kishit problem me paraqitjen?

Në dallim nga një edicion më parë kanë ndryshuar shumë gjëra. Kam pritur momentin tim. Nuk është se kam pasur një paraqitje jo të mirë. Pas bisedave me trajnerin më ka thënë se do të jepja dhe unë do të jepja kontributi­n tim. Me punë dhe përkushtim kam arritur që të jem këtu ku jam sot. Në sezonin e shkuar patëm shumë lëvizje, por me sa duket trajneri ka besim tek unë tani. Referuar paraqitjev­e, sulmuesit afrikanë i mbuloni shumë mirë. Cili është sekreti dhe a do ta mbuloni me sukses edhe Rexhinaldo­n?

Meqë jemi afrikanë, e kuptojmë më mirë njëri-tjetrin, kjo lidhet edhe me situatat dhe stilin tonë. Sekreti se si ia dal ndaj atyre, është se unë nuk shkoj pas tyre, por mundohem t'i lexoj si në mbrojte dhe në sulm. Pra mundohem të shfrytëzoj pikat e tyre të dobëta. E lexoj kundërshta­rin përpara se t'i ndërhyj. Arrij të triumfoj ndaj sulmuesve afrikanë edhe për shkak të gjuhës dhe mënyrës si ata sillen në fushën e lojës. Mendoj që mund t'ia dal të markoj më së miri edhe Rexhinaldo­n. E kam bërë edhe më parë, pasi nuk është hera e parë që luaj ndaj tij. Rexhinaldo është lojtar shumë i mirë dhe gjithnjë mundohet të shtyjë për para, por them se do ia dal edhe ndaj tij.

A keni ndonjë detyrë specifike për ndeshjen me Kukësin?

Ne gjithmonë kemi detyra specifike. Varet nga mënyra se si trajneri do të na rreshtojë në fushën e lojës.

Keni mbi 5 vite në Shqipëri, por kur do të flisni shqip? Kuptoj pak a shumë dhe flas pak shqip.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania