Panorama Sport (Albania)

Cuculi: E thyejmë ne Partizanin

“Ndjesi e veçantë, hera e parë si kundërshta­r ndaj të kuqve Na mungojnë tifozët”

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi afroi një lojtar me mjaft eksperi encë në merkaton e verës. Dhe ai është Ardjan Huculi, i cili është kthyer në një nga pikat më të forta të Kukësit. Së bashku me kapitenin Illi Shameti, ata kanë krijuar një "mur" në qendrën e mbrojtjes. Këtë javë, Kukësi përballet me rivalët e Partizanit, një takim i veçantë për Huculin, pasi është hera e parë për të, që ndeshet kundër një "ish" ekipi. Në një intervistë për "Panorama Sport", shqiptari i Maqedonisë tregon ndjesitë në këtë takim të veçantë, por nuk e mohon se dëshiron të fitojë ndaj Partizanit.

Ardjan, çfarë ndodhi në takimin ndaj Skënderbeu­t, pse nuk arritët dot të dilnit në lojën tuaj dhe a jeni i zhgënjyer nga ai rezultat?

Shkuam në Korçë për të marrë rezultat pozitiv. Bëmë një pjesë të parë të dobët ku dhe pësuam gol, pastaj filluam pjesën e dytë dhe bëmë volum të madh loje, por pa arritur të realizojmë.

Humbja me një rival direkt të dëmton shumë...

Normalisht që nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por vazhdojmë përpara, rruga është e gjatë. Nuk besoj se ajo ndeshje ishte përcaktues­e, sepse kampionati është shumë i gjatë. Por, kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të merrnim rezultat pozitiv, por në sport dhe në një ndeshje janë tre rezultate. Jam i bindur që do rikthehemi, të gjithë e dinë që Kukësi është këtu dhe i fortë.

Sa do ndikojë kjo ndeshje për fatin e Kukësit në garën për titull?

Është shumë herët për të dalë në konkluzion­e, gjithsesi

nuk na vjen mirë, por objektivi mbetet titulli. Janë shumë javë për t'u luajtur.

Pas Skënderbeu­t kalendari ju përball me Partizanin, një rival po njëlloj i vështirë sa korçarët. Si e shikoni këtë ndeshje?

Çdo herë kanë qenë interesant­e ndeshjet në mes Kukësit dhe Partizanit, edhe kësaj radhe do jetë një ndeshje e vështirë.

I keni evidentuar gabimet e shkuara dhe a keni kohë për t'i rregulluar?

E dimë se ku gabuam dhe ndoshta kjo ndeshje na bën mirë kaq shpejt për të evidentuar

ato gabime dhe për t'i përmirësua­r.

I druheni Partizanit?

Ne nuk i druhemi askujt skuadre, por respektojm­ë çdo ekip, e posaçërish­t Partizanin, që për momentin është në vend të parë. Dhe normalisht objektivi është fitore.

Ju kënaq barazimi apo fitorja është rruga e vetme për të ecur përpara?

Ndeshja i ka të tria rezultatet brenda. Normalisht, ne do të futemi në ndeshje për ta fituar dhe për të vazhduar më tej.

Çfarë ju motivon më

shumë në këtë përballje?

Ndeshjet derbi çdo herë sjellin motivim te çdo lojtar. Por, unë mendoj se këtë vit duhet në çdo ndeshje motivim maksimal për të fituar takimet. Sepse të gjithë ekipet kanë diferenca të vogla mes tyre.

Keni qenë dikur një nga njerëzit më të dashur për tifozët e kuq. Si e kujtoni atë kohë dhe a keni emocione që luani ndaj ish- ekipit tuaj?

Është hera e parë në karrierë që do të luaj kundër një "ish" ekipit tim. Është një ndjesi e veçantë, por gjithsesi, ne jemi profesioni­stë dhe do bëjmë punën tonë aty ku paguhemi.

Jeni në disavantaz­h që do luani thuajse pa tifozët tuaj, pasi siç dihet distanca Kukës- Elbasan është e largët?

E vërtetë është që do jemi larg tifozëve tanë që kanë qenë gjithmonë në përkrahje të ekipit. Të ishte ndeshja në Kukës, do ishte stadiumi plot dhe ne normal do kishim mbështetje të madhe nga ana e tifozëve, por s'kemi ca të bëjmë. Duhet të vazhdojmë edhe kështu, paçka se ata na mungojnë shumë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania