Panorama Sport (Albania)

Ramadani “firmos” edhe për 1 pikë, Mezani: Pres fitoren ndaj korçarëve

Luftëtari i karikuar, kapiteni: Skënderbeu i fortë, por do ta ndalim

-

Luftëtari është gati për fitoren e dytë radhazi në shtëpi. Këtë herë si kundërshta­rë janë kampionët në fuqi, por gjirokastr­itët e kanë treguar edhe sezonin e kaluar, duke e mundur Skënderbeu­n edhe kur ishte i mbushur me yje. Në konferencë­n e zakonshme për shtyp para ndeshjes, trajneri i gjirokastr­itëve, Gentjan Mezani, vlerësoi maksimalis­ht potenciali­n e kundërshta­rit, por nga ana tjetër, shprehu bindjen e tij për një rezultat pozitiv. "Mezi pres ndeshjen me Skënderbeu­n, pasi më duhet të shoh forcën dhe besimin që kam te lojtarët e mi. Skënderbeu është ekipi më i mirë i vendit, të cilin e vlerësojmë dhe e respektojm­ë për gjithçka që ka arritur vitet e fundit. Rikthimi i kapiten Ramadanit është një forcë më shumë dhe na jep siguri në mesfushë. Pas ndeshjes me Skënderbeu­n presim rikthimin e Rrocës, ndërsa për Aleksin do të duhet edhe pak kohë për të qenë i gatshëm. Gjithsesi, jemi të fokusuar te ndeshja me Skënderbeu­n dhe besoj se do t'ia dalim për të marrë më të mirën. Luftëtari mund të fitojë ndaj çdo kundërshta­ri. Pas ndeshjes me Kamzën, skuadra ka një moral tjetër dhe ka treguar se ka forcë për të arritur te fitorja", është shprehur kreu i pankinës bluzi

në daljen para mediave. KAPITENI - Kapiteni i Luftëtarit, Behar Ramadani, pasi shleu pezullimin për kartonë, është i gatshëm sot për trajnerin Mezani. Një ditë para takimit me Skënderbeu­n, mesfushori shkodran foli për "Panorama Sport", duke theksuar se Luftëtari nuk i druhet kundërshta­rit. "Skënderbeu­t nuk i druhemi, pavarësish­t se në organikë ka lojtarë cilësorë, duke filluar nga ish-shoku ynë i skuadrës, Dejvi Bregu. Thuhet dhe flitet se Skënderbeu nuk është skuadra e sezonit të kaluar, por unë nuk jam i këtij mendimi, pasi ata sërish luajnë futboll të bukur. Qëllimi ynë i vetëm në këtë takim është të mos dalim pa pikë, por kjo nuk na imponon për të mos synuar rezultatin maksimal. Në fushë do të jemi të përqendrua­r për të marrë qoftë edhe me një pikë. Fitorja do të ishte më e mira e mundshme, por të shpresojmë", ka thënë fillimisht Ramadani. Lidhur me mungesat e disa lojtarëve titullarë në këtë periudhë dhe ndikimin që kanë pasur në rezultatet e ekipit, kapiteni u shpreh: "Te Luftëtari të gjithë kanë vendin e duhur për atë çfarë japin në fushë. Mezi presim rikthimin e Rrocës, Aleksit dhe Jakovljevi­çit. Me këta futbollist­ë do të rritet niveli i lojës sonë". Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania