Panorama Sport (Albania)

Daja do kthesën, Bushiç “prenoton” gol në Kamëz

Pollozhani e ka me arbitrat: Na japin vetëm penalltitë 200%

- ERMAL SIKA

Ilir Daja kërkon fitoren me Kamzën. Në konfer encën e djeshme për shtyp, trajneri theksoi se Flamurtari duhet të rikuperojë pikët, ndërsa është i kënaqur nga performanc­a e ekipit. Edhe pse i di vështirësi­të e kundërshta­rit, pasi edhe Kamza vjen nga rezultate të mira, por ka edhe lojtarë cilësorë, Daja duket se nuk e diskuton fitoren. "Kemi një transfertë të vështirë nesër (dot) në Kamzë. Kjo për vetë faktin se ekipi kundërshta­r në këto javët e fundit nuk ka pasur një gjendje të mirë dhe kërkon që të rikuperojë në tabelën e klasifikim­it. Dimë që ka një grup lojtarësh me shumë eksperienc­ë në kampionati­n shqiptar. Po ashtu, edhe ne jemi të detyruar që të rikuperojm­ë në rezultat pas asaj ndeshjeje me Laçin dhe ky është fokusi ynë kryesor, sepse në performanc­ë në ndeshjen e fundit kemi bërë më mirë sesa në takimet e tjera. Në fund fare, më të rëndësishm­e nga të gjitha janë pikët dhe nesër ( sot) me shumë kujdes do të shkojmë në Kamzë për të rikuperuar dhe për t'iu afruar përsëri fitoreve në mënyrë që të vazhdojmë më pas më të sigurt për pjesën tjetër", tha Daja.

SITUATA - Në 7 javë, Flamurtari ka grumbullua­r 10 pikë. Por, sipas trajnerit Ilir Daja, kjo statistikë nuk do të thotë asgjë, pasi veç Partizanit, rivalët e Flamurtari­t janë në të njëjtat pozita. "Përveç Partizanit që ka bërë maksimumin dhe ka marrë 16 pikë, të gjitha ekipet

e tjera janë pothuajse tri pikë larg, ata që quhen rivalët tanë. Kështu që nuk është ndonjë gjë për t'u alarmuar, duke pasur parasysh që ne kishim kontingjen­t jo të kompletuar prej dëmtimeve, por unë nga natyra dua t'i shoh gjërat me optimizëm. Kjo, për vetë faktin se

edhe me këto mangësi, duke mos harruar kontributi­n e lojtarëve me eksperienc­ë, do të vlerësoja afrimin e disa futbollist­ëve që tani mund të bëhen pjesë e Flamurtari­t, qoftë si titullarë, qoftë për të rritur edhe rivaliteti­n brenda ekipit", deklaroi trajneri i Flamurtari­t.

KAPITENI - Tomislav Bushiç, në konferencë­n e djeshme për shtyp deklaroi se ndeshja me Kamzën do të jetë shumë e vështirë. Por sipas kapitenit, Flamurtari është gati për të marrë tri pikët. "Kemi një ndeshje shumë të vështirë me Kamzën, e cila ka një grup lojtarësh cilësorë dhe besoj se do të kemi luftë me Kamzën. Ekipi është gati për të marrë pikët. Në Laç ne nuk luajtëm keq, por mirë dhe ishte vetëm një gabim në goditjen standarde ku Laçi na bëri gol. Kemi pasur tri-katër raste të mira për të shënuar, por nuk i shfrytëzua­m. Megjithatë, ajo ndeshje ka mbaruar tani. Ne kemi një tjetër në radhë, pasi kampionati është i gjatë dhe shkojmë përpara për të marrë pikët. Do të jetë e vështirë, por shkojmë të gjithë për fitore me Kamzën", përfundon kapiteni Bushiç.

MESFUSHORI - Artim Pollozhani i druhet gjykimit. Për mediat, zëvendëska­piteni duke iu referuar edhe penalltisë së mohuar në Laç, përdori edhe batutën kur bëhet fjalë për dhënie penalltie për Flamurtari­n "Të jemi realistë, nuk kam ndonjë gjë të qartë se çfarë ndodhi në atë moment ndaj Laçit, por nga pamjet filmike duket qartë që është penallti. Ka një vit e gjysmë që jam këtu dhe jemi mësuar me faktin se, që të jepet një penallti për Flamurtari­n, duhet të jetë 200% sade. Nuk e di çfarë do të ndodhë në Kamzë, por unë shpresoj që të jetë një arbitrim korrekt dhe ekipi që e meriton, të marrë tri pikët dhe fitoren", u shpreh Pollozhani.

 ??  ?? Çast nga konferenca e djeshme për shtyp
Çast nga konferenca e djeshme për shtyp
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania