Panorama Sport (Albania)

Marshon Vllaznia, Xhunior likuidon edhe Veleçikun

Braziliani i papërmbajt­shëm, ndëshkon edhe koplikasit

- ADMIR URUÇI

Marshon Vllaznia, likuidon edhe Veleçikun. Shkodranët kanë siguruar fitoren e radhës në “Reshit Rusi” dhe protagonis­t ka qenë i zakonshmi: Silvio Rodriges Pereira Xhunior. Braziliani po kthehet në shpëtimtar­in e kuqebluve për këtë sezon. Në 5 javë të luajtura nuk e njeh pushimin, pasi gjithnjë ka ditur që t’i ndëshkojë kundërshta­rët. Gjithçka nisi me Korabin (21) dhe kaloi me radhë te Besëlidhja (1-0), Dinamo (2-0), Burreli (1-0) dhe së fundi, koplikasit. Pra, 5 gola në po aq ndeshje, një bilanc mbresëlënë­s për vetë lojtarin, por edhe për shkodranët që konsolidoj­në pozitat në krye me 15 pikë.

Ndeshja

Loja ka nisur me vendësit më kërkues, të cilët zhvendosen në gjysmëfush­ën e Veleçikut. Por përtej presingut, loja e shkodranëv­e ishte tejet konfuze dhe kjo bëri që as pasi i fundit të mos ishte i saktë e aq më pak finalizimi. I vetmi moment i rrezikshëm ishte ai i Krymit, me atë gjuajtje jashtë zone. Koplikasit, edhe pse mbroheshin mirë, shfaqeshin kërcënues heraherës. Aq sa mund të kishin gjetur edhe golin me anë të braziliani­t Aleksandro, me një goditje standarde. E megjithatë, 45- minutëshi i parë u mbyll me rrjeta të paprekura. E dyta nis me Vllazninë që sheh përpara dhe që intensifik­on më shumë sulmet e saj. Dhe në të parin sulm serioz, Vllaznia ka gjetur edhe golin. Ishte e 65-ta minutë, kur në të djathtë të sulmit Hajdari kombinohet me Bilalin, ky i fundit pason në zonë dhe Xhunior i ndodhur në pozicion gjuan saktësisht në kthesë e sipër, duke e dërguar topin në trekëndësh. Pas këtij momenti, shkodranëv­e u shtohet “uria” për të thelluar rezultatin dhe në të 68-ën ka qenë Bilali, i cili gjuan nga jashtë zone, por grushtimi i Vjerdhës bëhet përcaktues. Një tjetër mundësi për të besuarit e Hasan Likës vjen në 83-ën prej Pusit, i cili pasi shkëputet bukur në zonë, shmang portierin e Veleçikut dhe shërben për Zogajn. Por ky aksion nuk sjell asgjë, pasi lojtari pengohet nga një prej mbrojtësve. Miqtë nuk kanë mbetur pasiv as në këtë fraksion, madje në të 87-ën mund të kishin barazuar. Ka qenë një aksion i bukur i nisur nga Aleksandro, një nga më të mirët në fushën

e lojës për miqtë, i cili ka pasuar për Mustafajn që servir bukur për Shekajn. Por gjuajtja e këtij të fundit devijohet mjeshtëris­ht nga Sherri në goditje këndi. Kjo ka qenë edhe mundësia e fundit për këtë “derbi”, pasi deri në mbyllje nuk pati më surpriza.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania