Panorama Sport (Albania)

Poker i Pogradecit, “çmontohet” Turbina

-

Pogradeci thyen Turbinën në "Nexhip Trungu". Edhe pse Turbina gjeti e para avantazhin, festa nuk zgjati shumë. Të besuarit e Sinan Bardhit nuk ditën që të ruanin fitoren dhe kjo u dha mundësinë miqve që të shënonin me bollëk. Plot 4 herë e çuan topin në rrjetë pogradecar­ët, duke "çmontuar" kësisoj edhe cërrikasit. NDESHJA - Loja ka nisur vrullshëm dhe me Turbinën që sheh më shumë nga porta mike. Dhe pa kaluar as 12 minuta, ka penallti. Eyoh rrëzohet në zonë dhe gjyqtari Prenga nuk kursehet dhe menjëherë akordon 11-metërsh. Nga pika e bardhë mendon Roshi që të gjuajë dhe kapiteni nuk gabon. Goli çliron ekipin, që u krijohet ideja që kjo ndeshje do të mbyllej me ta në epërsi. E megjithatë, planet ju prishën pa u mbyllur pjesa e parë. Ishte e 39-ta minutë dhe Ivani shpërthen nga krahu i djathtë i sulmit, shërben për Topllarin, i cili pa shumë vështirësi barazon shifrat në 1-1. As tre minuta dhe vendësit e kanë mundësinë që të rigjejnë avantazhin, por Qorri edhe pse i vetëm përballë portierit mik, gjuan keq dhe shpërdoron një rast të pastër. Me 45 minutat e para të mbyllura në barazim, e dyta nis me vrull për miqtë. Miqtë shënojnë përsëri, por këtë herë falë një autogoli. Mbrojtësi Andrelis Pashaj në minutën e 52-të, në përpjekje për të larguar topin, e çon atë në rrjetën e Sulenjit. Vendësit kërkojnë barazimin, por si Eyoh dhe Ugo nuk janë të saktë përpara portës mike. Në minutën e 67-të Shkullaku, pasi merr një top nga Ivani,

tregohet i saktë në zonë dhe mposht gardianin cërrikas. Mjaft të hutuar janë lojtarët e Turbinës, që shokohen nga ky gol, por nuk dorëzohen dhe gjejnë forca që të shohin përpara, e megjithatë përpjekjet janë të dëshpëruar­a. Në minutën e 90-të i sapofuturi në lojë, Alimadhi,

shënoi dhe golin e katërt dhe atë të "nock out"-it për vendësit. Dhe ndeshja, veç shifrave 4-1, mbyllet në inferiorit­et numerik për cërrikasit. Mbrojtësi vendës, Bejko, del me karton të kuq, pas të dytit të verdhë dhe rrjedhimis­ht lë fushën e lojës para kohe. M. Miraka

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania