Panorama Sport (Albania)

Egnatia ngjitet në krye, Tomori dorëzohet në fund

Beratasit mbeten në krizë, dy golat e Brajt nuk mjaftojnë

- ALDO BUZI

Egnatia nuk fal në sh tëpi, mund Tomorin dhe ngjitet në krye të Grupit B e vetme. Sfida e djeshme që u luajt në "Hasan Zyla" u mbyll me fitoren e rrogozhina­sve në shifrat 3-2. Pas humbjes së pësuar një javë më parë në Pogradec, dje të besuarit e Vladimir Gjonajt treguan se janë një skuadër, e cila nuk dorëzohet lehtë cilido qoftë kundërshta­ri. Rrogozhina­sit vinin ndaj Tomorit me dy mungesa të rëndësishm­e si Ibrahimlla­ri dhe Korreshi, që nuk ia dolën të jenë në dispozicio­n për shkak dëmtimesh. Por, megjithatë lëvizjet skematike të stafit për të plotësuar boshllëqet rezultuan efikase. Golat për Egnatian u shënuan nga sulmuesi Branica, që u zhbllokua pas disa javësh dhe gjeti dy herë rrjetën dhe vulosi gjithçka Karakaçi dy minuta para fundit. NDESHJA Rrogozhina­sit e nisin sfidën direkt e në sulm pasi zbritën në fushë. Loja e mirë duket se do të shpërblehe­t si duhet. Nuk vonon shumë dhe në minutën e 20-të është sulmuesi Branica që gjen rrugën e rrjetës, duke zhbllokuar shifrat. Pas një topi të marrë nga një kombinim perfekt në mesfushë, peqinasi futet brenda zonës dhe i vetëm përballë Kaloshit, nuk e ka të vështirë të shënojë. Miqtë arrijnë të barazojnë pas 14 minutash me nigerianin Brajt, që shënon me kokë pas një krosimi nga goditja e këndit. Egnatia duket se nuk pajtohet lehtë dhe hidhet në sulm dhe kalon sërish në avantazh në minutën e 43-të. Pas një krosimi nga e djathta, është Branica që godet saktë me kokë. Pjesa e dytë do të ketë panoramë tjetër, me rrogozhina­sit që dalin më rrallë në sulm dhe nga ana tjetër Tomori i jep përparësi vijës së parë. Beratasit barazojnë përsëri rezultatin po me Brajtin, që shënon dopietë. Ishte minuta e 79-të dhe nigeriani ashtu si te goli i parë përfiton pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit dhe me kokë nuk e ka të vështirë për ta barazuar. Minutat në vazhdim, Tomori ushtron presion dhe kërkon golin e fitores, të cilin e gjen vetëm në minutën e 88-të. Është Karakaçi pas një goditjeje të fortë brenda zonës, që nuk i lë mundësi reagimi gardianit Kaloshi dhe realizon golin e tretë. Vendësit e ruajnë avantazhin deri në fund.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania