Panorama Sport (Albania)

Partizani dhe Tirana nuk falin

Ekipit e kryeqyteti­n e nisin me sukses javën e parë të kampionati­t

-

Kampionet e Partiza nit nuk falin në jav ën e parë dhe e nisin në mënyrën më të mirë kampionati­n 2018- 2019 në volejboll për femra duke mposhtur pastër 3- 0 Skënderbeu­n. Në javën e parë regjistrua­n fitore edhe Tirana me Teutën të cilat triumfuan 3- 0 në tranfertë respektivi­sht ndaj Vllaznisë dhe Lushnjes. Ndeshja më e fortë e javës së parë ishte sfida ndërmjet Barletit dhe Mirditës e cila u zhvillua në pallatin e sportit "Asllan Rusi", sfidë e cila u fitua nga Barleti me rezultatin 3-2 pas një ndeshje shumë të luftuar. Skuadra mirditore, e rikthyer në Grupin A këtë vit, synon titullin këtë sezon ashtu sikurse Barleti dhe kjo përballje e konfirmoi këtë gjë. Mikeshat e nisin mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë, por shpejt vjen reagimi i Barletit, që fiton dy sete radhazi, duke përmbysur shifrat e seteve 2- 1. Madje u duk sikur Barleti do ta fitonte këtë sfidë, por pas një loje maratonë, Mirdita fiton 30- 28 setin e katërt, duke barazuar 2- 2 shifrat. Emocionues e dramatik edhe seti final, fituar 15- 13 nga Barleti, që nuk zhgënjeu para fansve të tij, duke marrë 2 pikët e para në kampionat, ndërsa Mirdita kënaqet me vetëm 1 pikë. Partizani mori një fitore të thjeshtë ndaj Skënderbeu­t në "Asllan Rusi", ndeshje e dominuar në të trija setet nga skuadra kryeqyteta­se, që nuk vuajti shumë për të marrë 3 pikët e para. Një takim që zgjati vetëm 60 minuta e ku epërsia e volejbolli­steve të "kuqe" ishte e madhe, madje setet ishin fotokopje të njëra- tjetrës. Diferencat në fushë mes të dyja skuadrave ishin të mëdha, çka u konfirmuan edhe nga shifrat e tri seteve,

FOTO: F.Hazizllari

të fituara me diferenca të mëdha nga Partizani. Pa probleme fiton edhe Teuta, që mundi 3- 0 Lushnjën, ndeshje e luajtur në Krutje e ku në fushë dominoi gjatë gjithë kohës skuadra durrsake. Vendaset tentuan të rivalizojn­ë disi në setin e dytë, por pa forcën e duhur, ndaj Teuta mori 3 pikë të lehtë në këtë debutim sezonal. 3- 0 fiton

edhe Tirana në Shkodër ndaj Vllaznisë, një ndeshje pa shumë histori, ku vajzat bardheblu komanduan në fushë përgjatë gjithë kohës. Ndeshja nisi disi me rivalitet, por gradualish­t, nga seti në set, Vllaznia nisi të lëshojë në lojën e saj, duke ia bërë më të lehtë fitoren ekipit kryeqyteta­s.

Senad Nikshiqi/

Alban Alushi

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania