Panorama Sport (Albania)

Ronaldo-gol, Juvja bën 10 radhazi

jetër dominim i " onjës së jetër", Kristiano ngjitet në kuotën e 4 realizimev­e

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ndeshje pas ndeshjeje dhe tashmë bëhen 8 fitore nga 8 në kampionat, plus dy në hampions... Udhëtimi "hollivudia­n" i Juventusit vazhdon edhe në Udine, ku fitojnë 2-0. "Zonja e Vjetër" vazhdon të shpërndajë lot për kundërshta­rët, ndonëse kudo që ata shkelin, dinë që të ngrenë peshë ekonomikis­ht edhe qytetet dhe stadiumet e provincës. Pikërisht kështu, sepse dje ndodhi për herë të parë që stadiumi i Udinezes të mbushej në kapaciteti­n maksimal, por edhe hotelet, baret e restorante­t ishin të mbipopullu­ara, pasi në orën 18:00 do të dilnin në aksion Kristiano Ronaldo me shokë dhe sigurisht që interesimi për të parë "bandën" e Alegrit ka qenë maksimal. Fatkeqësis­ht, në "Dacia Arena" mjaftojnë vetëm katër minuta, në të cilat Juventusi shënon dy gola dhe me kaq kënaqet për të arkivuar edhe transfertë­n friulane, ndonëse nëse nuk do të kishte qenë për portierin Skufet, sigurisht që shifrat mund të kishin qenë edhe më të gjera. Udineze provoi që t'i vërë stërkëmbës­hin Juves, duke rreshtuar 9 lojtarë pas vijës së topit, me Behramin në mbrojtje në prapavijë dhe me një kundërsulm­ues si Lazanja, por që pak herë e pa dhe e shkeli zonën e bardhezinj­ve.

I PARI PËR BENTANKUR

Skuadra e Velazkezit pëson golin e parë nga një goditje këndi në favor dhe kjo ishte një shuplakë e fortë, pastaj lëvizjen decizive e bën Dibala, një lojtar i rigjetur, nëse kishte humbur realisht ndonjëherë... Pas topit të gjatë me dorë të Sheznit, argjentina­si fiton një duel fizik me Fofana në mesfushë, që për centimetra dhe muskuj ka tri herë më shumë se ai... Më pas nevojitet edhe krosimi fantastik i Kanselos nga e djathta që Bentankur të godasë nga pak centimetra në rrjetë dhe të gjejë golin e parë bardhezi. CR7 DHE NATËN E MIRË

Juventusi është thjesht një makinë "lufte", sepse nëse Manxukiç sheh një gol gjysmë të bërë që Skufet t'ia mohojë me një refleks prej jashtëtokë­sori, kroati ndez aksionin e golit të dytë duke fituar një duel fizik në zonë me dy mbrojtës dhe shërben për Ronaldon, i cili nga brenda zonës lëshon një të majtë të pakapshme nga pozicion diagonal. Për portugezin bëjnë 4 gola në 8 takime... Pjesa e dytë shërben vetëm për të shpallur portierin e Udinezes njeriun e ndeshjes, sepse ai vazhdon me pritjet e çmendura ndaj Bernardesk­it e Ronaldos dhe në fund mund të mjaftojë edhe kaq. Juventusi është e vetmja që ecën me pikë

të plota pas 8 ndeshjesh kampionat dhe përpara e presin Xhenoa, Empoli e Kaljari, tri skuadra aspak të frikshme, në të cilat nëse "Zonja e Vjetër" merr pikë të plota do të bënte 11 radhazi, rekord jo vetëm italian, por edhe europian i të gjitha kohërave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania