Panorama Sport (Albania)

Alegri: Nuk mendoj për 114 pikët, bravo Kristiano, Kanselo e Manxukiç

Trajneri i Juves: Sfida më e mirë e sezonit për ne

-

Masimilian­o Alegri shijon fitoren e dhjetë të mrekullues­hme të Juventusit të tij, sepse në karrierën e tij nuk e kishte nisur kurrë kaq pozitivish­t një sezon, por trajneri tregon sekretin: "Sivjet kemi punuar gjatë fazës përgatitor­e për ta nisur me vrull që në fillim. Kundër Udinezes nuk ishte aspak e lehtë, sepse shumë prej nesh mund të ketë fituar pak vetëkënaqë­si të tepruar, por në fund pashë në aksion paraqitjen më të mirë deri në këtë pjesë të sezonit dhe kjo tregon maturi dhe përqendrim nga ana jonë. Në aspektin teknik jam 100 për qind i kënaqur, sepse krijuam shumë dhe pësuam shumë pak. Për herë të parë sivjet bëmë edhe dy ndeshje radhazi pa pësuar dhe kjo është ajo që më gëzon më shumë. Juventusi im mund të bëjë 114 pikë? Nuk më intereson kjo gjë, në fund vlejnë trofetë. Nuk e di nëse mund t'i fitojmë të gjithë, por për këtë stërvitemi. Ajo që dua është që ta shijojmë këtë pauzë që na lejojnë ndeshjet e kombëtarev­e dhe në kthim të zgjerojmë sa më shumë serinë tonë të ndeshjeve pa pësuar gol. Juventus në dukje i pathyeshëm? Po përmirësoh­emi ndeshje pas ndeshjeje dhe mbi këtë ide duhet të vazhdojmë. Mos harrojmë që kundër Napolit, edhe me 1 lojtar më shumë, reshtëm së luajturi për shumë minuta dhe kjo gjë është ajo që nuk dua të shoh. Ndërsa me Udinezen më pëlqeu gjithçka, sepse menaxhuam lojën, nuk humbën thuajse asnjë top, shpërndamë lojën dhe ditëm që të godasim me saktësinë që nevojitej, - vazhdon trajneri bardhezi, i cili në fund shpërndan disa kompliment­e individual­e. - Bentankur? Më pëlqeu në shumë raste kur luajti edhe si mesfushor krahu. Pastaj edhe shënoi gol. Ishte ndeshja më e mirë që luajti, që kur na është bashkuar. Ronaldo? Goli ishte i bukur, por ai është i qetë dhe kjo më bën më të lumtur për të. Kristiano është stërvitur fort gjithë javën dhe ky kampion meriton kompliment­in tim. Manxukiç? Është fantastik, nuk e urdhëroj dot që të mos vrapojë as në minutën e 96-të. Kanselo dominues? Bëri një ndeshje të mirë, duke i shkuar pranë edhe golit personal. Por mund të bëjë edhe më mirë, sepse siguria që ka e të qenit shumë i shpejtë, shpesh toleron ku i kërkohet të mbrojë dhe i kthehet me shumë vrull kundërshta­rit, por duke u nxituar kështu mund të rrezikojë edhe shkaktimin e penalltisë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania