Panorama Sport (Albania)

Spaleti tregon rrugën: Me Spalin si në Champions

"S'e quaj 'rrotacion', kam vetëm titullarë! Çdo ndeshje, test"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Energjik si gjithmonë. Madje, këtë herë akoma më shumë. Sepse Interi i tij kundër Spalit do përballet ndoshta me testin më të vështirë të kësaj përmbysjej­e. Pesë fitore radhazi i kanë vendosur zikaltrit në një pozicion të rëndësishë­m në Serinë A dhe u kanë dhënë një tjetër dimension europian. Ndaj, tani Luçiano Spaleti nuk mund të gabojë më: "Jam i lumtur, veçanërish­t për rritjen e mentalitet­it, - ka pranuar trajneri në konferencë­n e djeshme. - Tani duhet të shohim a do arrijmë apo jo t'i japim vazhdimësi. Sepse rrezikon që pas disa ndeshjesh të zhduket, nëse nuk jemi të përqendrua­r. I njohim vështirësi­të, me të cilat do përballemi nesër (sot). Për sa më takon, do dëgjoj muzikën e hampions-it: nëse dikujt tjetër i duhet ta rikujtojë për të gjetur motivacion­et e duhura, atëherë mund ta vendosë si melodi në celular".

INTERI PËRPARA GJITH KAJE - Mesazhi është i qartë. Ashtu si mendimi i Spaletit për skuadrën: "S'më pëlqen fjala rrotacion, për

mua janë të gjithë titullarë. Kam një skuadër të gjerë, kështu e kërkova. Vitin e kaluar ishim numerikish­t në rregull, sivjet angazhimet në kalendar janë shtuar, ndaj më duhen më shumë elementë dhe klubi në këtë kuadër ka punuar mirë, shumë mirë

madje, kështu që na duhet t'i përdorim të gjithë. Dua të shoh një mentalitet prej Interi. Brozoviç e Vesino kanë vrapuar më shumë se të tjerët_ Do të thotë që dikush tjetër nuk punon në mënyrë korrekte. Do të thotë se me raste skuadra luan e

shpërndarë apo në inferiorit­et numerik. Dikush vrapon më pak dhe i detyron ata të punojnë më shumë. Ndaj duhet të japim të gjithë një kontribut më tepër: nëse vrapojmë të gjithë së bashku, lodhja është më e vogël". Në fund, një elozh për Borha

Valeron, në disa aspekte "lojtari më vendimtar" i kësaj periudhe të fundit: "Duhet të marrim shembull nga Borha që është 45 vjeç, ah jo më pak... - ka thënë me batutë Spaleti, ndoshta duke ' thumbuar' këdo që në të kaluarën ka kritikuar spanjollin

- që nuk luan për 4-5 ndeshje dhe kur kthehet në 5 minuta bën diferencën, por edhe kur zhvillon ndeshje të plotë, vrapon më shumë se të gjithë". Mentalitet, cilësi dhe sakrificë: këto janë, pra, karakteris­tikat që kërkon Spaleti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania