Panorama Sport (Albania)

Valverde: Valencia e fortë, me Vidalin s’kam probleme

-

Ernesto Valverde kërkon që Barcelona të bëjë kujdes ndaj Valencias dhe të vazhdojë të luajë me të njëjtin ritëm si në Ligën e Kampionëve. Trajneri katalanas e pranon që dueli do të jetë i vështirë, por mohon të ketë probleme me Arturo Vidalin. “Nuk më ka thënë asgjë mua. Nuk e di nëse ka probleme për faktin që luajti pak ndaj Totenhemit”, tha Valverde. Valencia- “Është ekip me identitet dhe e ka nisur sezonin si vitin e kaluar. Për më tepër, është në Champions. Kjo ndeshje është një lloj klasikeje e futbollit spanjoll. Duhet të bëjmë kujdes kur ata zgjohen. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe ka ngarkesë emocionale”.

Totenhemi- “Nuk ka ndryshuar asgjë nga fitorja në Londër. Plani vazhdon të jetë i njëjti. E dimë ambientin që do të gjejmë dhe forcën e rivalit. Kjo është një ndeshje kampionati dhe duhet të jemi të vëmendshëm”.

Suarez- “Është planifikua­r që të stërvitet. E kemi në plane, por të shohim nëse do t’ia dalë

të rikuperohe­t plotësisht”. Sistemi i lojës- “Më pëlqen më shumë ai që më bën t’i fitoj ndeshjet. E di që disa njerëz i japin shumë rëndësi kësaj gjëje, por në fund luajmë gjithmonë njëlloj, pavarësish­t vendosjes”. Mesi- “Unë e shoh njëlloj në të gjitha ndeshjet. Në Champions ritmi është ndryshe dhe ajo që

bëri në Londër ishte e jashtëzako­nshme. Por Leon e shoh të motivuar.

Vidali- “Nuk e di çfarë vendosin lojtarët në rrjetet sociale, por mua nuk më ka thënë asgjë pse është i zemëruar. Nuk e di nëse është i mërzitur me ndeshjen apo ka pasur ndonjë problem tjetër të jashtëm”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania