Panorama Sport (Albania)

ërmbysje e çmendur, Mou i shpëton ditës së gjykimit

Portugezi largohet mes duartrokit­jeve, por çfarë do të ndodhë sot

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Murinjo duhet të fi tonte kundër Njukasëlli­t për të larguar hijen e Zidanit. Shtypi anglez, as 24 orë përpara ndeshjes e jepte të vulosur fatin e tij: "i shkarkuar, me apo 3 pikët kundër Njukasëlli­t". Portugezi, pas javës më të vështirë të karrierës së tij në "Old Trafford", i zemëruar me shtypin dhe me skuadrën e ndarë në fraksione, arrin hakmarrjen e tij të vogël me një përmbysje të çmendur: nën disavantaz­hin e dy golave, "djajtë" arrijnë të fitojnë në minutën e fundit. Sa rezultate kanë ndryshuar nga pjesa e parë në të dytën... Historia është plot, mjafton të kujtojmë finalen e Champions-it mes Milanit dhe Liverpulit, me përmbysjen historike të "redsa"ve nga 0-3 në 3-3. Këtë herë, ai që e pësoi në kurriz ishte pikërisht Benitezi, i cili dukej i sigurt pas suksesit 0-2 në 45 minutat e para.

NDESHJA - Një ndeshje e nisur në mënyrën më të keqe për 20 herë kampionët e Anglisë, që nuk kanë kohë të ambientohe­n me fushën, por e shohin veten në disavantaz­h të golave të Kenedit dhe Mutos që në 10 minutat e para. Mou dënon Beilin, fajtor te goli i parë që në minutën e 19-të, fut Matën dhe kthen MekTominej­n në mbrojtje. Por pjesa e parë mund të përfundojë me një humbje më të thellë, po të mos kishte bërë mrekullinë De Gea ndaj Mutos dhe Lashel. "Old Trafford" ngrin i tëri dhe ndonjë vërshëllim­ë shoqëron skuadrën në dhomën e zhveshjes. Por në pjesën e dytë, vendësit provojnë të reagojnë me krenari dhe krijojnë raste me të vërtetë të rrezikshme: shpërdoroj­në shumë dhe rastin më të mirë e ka në këmbë Matiç, i cili i vetëm përballë Dubravkës gabon. Por në minutën e 70-të ngjitet në katedër Mata, i cili me një goditje precize dënimi, i jep harkimin pefekt topit dhe rihap ndeshjen. Gjashtë minuta më vonë, Marsial shpërthen për herë të dytë "Teatrin e Ëndrrave" pas një asisti me them-

bër të Pogbasë brenda zone. Tashmë të gjithë e kanë kuptuar se është një mbrëmje, ku përmbysja ka më shumë mundësi të ndodhë sesa të përfundojë kështu. Dhe ata kuptojnë që kanë të drejtë në minutën e fundit, kur Sançez djeg kohën e Dubravkës me kokë në qendër të zonës. Murinjo hyn në dhomën e zhveshjes duke karikuar stadiumin, që ia kthen me një shi duartrokit­jesh. Por pyetja mbetet: çfarë pritet të ndodhë sot?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania