Panorama Sport (Albania)

“Anfield Road” tabu për Sitin, Pep takon makthin

Stadiumi si fortesë, Klop e ka mundur më shumë

-

Dy të "fortët" e Premier Ligës do të për ballen sot me njëritjetr­in. Do të tregojnë muskujt, teknikën dhe taktikën me synimin për të marrë 3 pikët dhe për të treguar qartazi objektivin që kanë për të fituar titullin kampion në Premier Ligë. Kush janë? Mançester Siti dhe Liverpuli. Të dyja ekipet udhëheqin kampionati­n anglez me nga 19 pikë dhe nuk kanë njohur ende humbje. Vendtakimi? "Anfield Road", i cili pret në mënyrë spektakola­re këtë duel të hekurt. Orari? 17: 30, në një pasdite që bëhet e bukur me këtë ndeshje. STATISTIKA­T

* Liverpuli është i pamposhtur nga Mançester Siti në 17 ndeshje të luajtura në shtëpi në të gjitha kompeticio­net: 12 fitore, 5 barazime.

* Humbja e fundit e të kuqve kundër Sitit në "Anfield" është në majin e vitit 2003, ku ndeshja përfundoi 1-2.

* Mançester Siti mund të humbasë për herë të katërt radhazi në një vit kalendarik kundër një rivali. Nëse ndodh është hera e katërt në histori pas Grimbsit në vitin 1936 dhe Totenhemit në vitin 1993.

* Liverpuli është i pamposhtur në 24 ndeshjet e fundit të Premier Ligës të luajtura në stadiumin e tij. Ecuria më e mirë në kampionat.

* Të kuqtë mund të fitojnë 5 ndeshje radhazi në shtëpi për herë të parë, pasi kishin fituar 6 radhazi në prillin e vitit 2014.

* Humbja e fundit e Sitit në 25 ndeshjet e fundit në transfertë­n e Premier Ligës është në

janar kur u mposht 4-3 pikërisht në "Anfield". Bilanci është 20 fitore, 4 barazime.

* Pep Guardiola ka humbur 7 ndeshje kundër Jyrgen Klopit, më shumë se kundër çdo trajneri tjetër në karrierën e tij.

* Trajneri i Sitit rrezikon të humbasë 3 ndeshje radhazi ( jashtë shtëpisë) kundër të njëjtit kundërshta­r për herë të parë.

* Mohamed Salah ka shënuar 14 nga 16 golat e fundit në "Anfield", ndërsa ndaj Sitit ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës 3 herë në 3 ndeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania