Panorama Sport (Albania)

Tre “klanet” e bardhebluv­e

-

Te Tirana ka shumë të fshehta. Njëra prej tyre është edhe ndarja në grupime të mëdha brenda llojit. Për ata që e mendojnë Tiranën shumë të qetë, ka vetëm një fjalë. Janë tre “klane” të forta brenda ekipit. Dy nga ata janë shumë të fuqishëm dhe një i tretë, i cili mbijeton falë aftësive në fushën e lojës. “Klani” i parë është ai Hektor Çomos dhe Arbi Laçit, pra dy drejtorëve, të cilët kanë bërë merkaton e këtij sezoni. Dyshja Çomo-Laçi kanë ndikim të jashtëzako­nshëm te presidenti Refik Halili dhe normalisht edhe vertikalis­ht në strukturën e ekipit apo vendimet e bosit të bardhebluv­e. Klani i dytë në ekip është ai i trajnerit të skuadrës, pra Ze Marias. Stafi teknik (veç ndonjërit), dhe disa lojtarë që janë pranë braziliani­t, përbëjnë edhe grupin apo “klanin” e dytë, që mbrohen nga drejtuesi i skuadrës. Është parë shumë herë sakrifica që ka bërë Ze Maria për të aktivizuar lojtarët e tij, por që gjithmonë kanë rezultuar vendime të diskutuesh­me. Edhe trajneri Ze Maria ka ndikim të madh te presidenti Halili dhe vendimet e tij. “Klani” apo grupi i tretë që ekziston në ekip nuk është i pafuqishëm, por më poshtë se të tjerët. Bëhet fjalë për lojtarët apo pjesën që nuk është në dy grupimet e mësipërme, të gjithë futbollist­ë që nuk kanë asnjë sponsorizi­m apo përkrahje në sferat e larta të skuadrës (madje edhe të huaj), por që gjithmonë janë përballë grupeve të tjera. Klani i tretë është pjesa e ekipit, e cila qëndron veçmas dhe nuk ngatërrohe­t me grupimet e mëdha, por ekziston falë aftësive të tyre në fushën e lojës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania