Panorama Sport (Albania)

Gega i beson formacioni­t fitues, vijon dueli mes Hebajt dhe Mensah

Partizani mbyll përgatitje­t në Elbasan, Trashi është gati

-

Partizani u dha fund përgatitje­ve ditën e djeshme në kuadër të sfidës me Kukësin sot në “Elbasan Arena”. Të kuqtë kryen një seancë të shkurtër stërvitore, me më shumë veprime taktike dhe mënyrën sesi mund të shkojnë te goli. Tekniku Gega u mëshoi shumë krosimeve dhe goditjeve të ndaluara, teksa një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe goditjeve nga këndi, pasi me sa duket të kuqtë e shohin si mënyrën më të lehtë për të shkuar te goli. Gjatë seancës stërvitore u improvizua­n skena loje që vinin në provë mbrojtjen, po ashtu edhe sulmin, duke qenë se Gega nuk kërkon t’i lërë asgjë rastësisë dhe ndonjë situate të pakëndshme që mund të rrjedhë në lojë. Në fund, u provua edhe një minindeshj­e për të dhënë direktivat e fundit para testit të rëndësishë­m që do luajnë sot me Kukësin. TRASHI - Dilemat më të mëdha lidhen me Lorenc Trashin, i cili dy dite me parë nuk e përballoi dot stërvitjen për shkak të etheve dhe e la atë në mes. Ndërkohë, ditën e djeshme, ai ka kryer stërvitjen me grupin, edhe pse nuk i kishte kaluar ende plotësisht sikleti me shëndetin. Sipas të gjitha gjasave, gramshaku pritet që të sakrifikoj­ë edhe në këtë përballje që vlen kreun e renditjes, vetëm nëse do të ketë probleme shëndetëso­rë deri në atë pikë sa të mos lejohet nga mjekët të zbresë në fushë. Sa i përket pjesës tjetër të grupit, nuk kanë probleme dhe Gega do t’i ketë të gjithë të gatshëm për këtë sfidë. Paraqitjet e mira që ka bërë skuadra këto ndeshje, “detyrojnë” Gegën që t’u besojë të njëjtëve titullarë. Si gjithnjë dilema e vetme duket në sulm, me Bardhin që mund të ketë ndihmës Hebajn ose Mensah. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania