Panorama Sport (Albania)

Rexhinaldo shpërthen ndaj Cungut

"Mjaft me kritika publike, tre nga katër fitoret ia kam dhënë unë skuadrës"

- SKERDILAID SULOZEQI

Qendërsulm­uesi i Kukësit, Arturo Rexhinaldo, nuk i ka kapërdirë dot kritikat publike të trajnerit Armando Cungu pas ndeshjes. Në një prononcim për "Panorama Sport", 28- vjeçari nga Mozambiku thotë se ka qenë i sëmurë në dy ndeshjet e fundit me Skënderbeu­n dhe Partizanin dhe nuk ka mundur të bëjë më të mirën e tij, por nga ana tjetër i përvishet trajnerit, duke i cilësuar të tepërta kritikat publike në adresë të tij. "Kam luajtur dy ndeshje i dëmtuar kundër Skënderbeu­t dhe Kukësit. Nuk ndihem mirë dhe kam pasur dhimbje në trup. Pas ndeshjes me Skënderbeu­n qëndrova dy ditë pa stërvitje sepse kam pasur probleme dhe klubi ka qenë në dijeni të këtij fakti. Ne humbëm ndeshjen dhe tani trajneri thotë se ishte gabimi im. Kur i fitojmë ndeshjet, ato i fituakemi të gjithë, ndërsa kur i humbim fajin e ka Rexhinaldo.... Kur Rexhinaldo shënon, ai është më i miri, ndërsa kur ai nuk shënon, atëherë qenka më i keqi për trajnerin. Nuk është korrekte kjo", ka thënë sulmuesi i Kukësit.

SHEMBULLI I RONALDOS

Ndërkohë, sulmuesi i Kukësit i kujton Armando Cungut se edhe lojtarët më të mirë në botë mund të qëndrojnë dy ndeshje pa shënuar. "Nejmarit, Ronaldos apo Mesit u qëllon që të mos shënojnë për dy ndeshje, por për trajnerin tonë ne e humbëm ndeshjen e fundit dhe thotë se Rexhinaldo nuk është

lojtar skuadre. Oh zot i madh, vetëm ai mund ta thotë këtë... Më vjen keq, por nëse trajneri ka diçka për të sqaruar me mua, do të doja të më telefonont­e, ose të fliste direkt dhe jo të më kritikojë publikisht në televizion. Sa për statistikë, po i kujtoj se 3 nga

katër fitoret që ka marrë Kukësi, i ka marrë prej golave të Rexhinaldo­s...", ka deklaruar sulmuesi për "Panorama Sport".

PRECEDENTI

Rexhinaldo nuk është nga ata që nënshtrohe­t kollaj. Vitin e kaluar ai pati përplasje

të forta edhe me presidenti­n e klubit të Laçit, Pashk Laska. Në fillim lojtari u ankua për dhunë ndaj tij, por më pas u tërhoq. Raporte të vështira ka pasur edhe në Gjirokastë­r te Luftëtari, por gjithsesi ia ka dalë që të jetë protagonis­t në fushën e lojës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania