Panorama Sport (Albania)

Start fantastik i Vllaznisë, Kraja tregon sekretin

"Synojmë 'play-off'-in, merkatoja mund të prishë ekuilibrat"

- SENAD NIKSHIQI

Skuadra e Vllaznisë në volejboll do të re zultojë një kockë e fortë për të gjitha ekipet e tjera. Edhe pse nuk është pretendent­e direkte për të fituar titullin kampion, kuqeblutë e kanë nisur vrullshëm kampionati­n kombëtar. Në dy ndeshjet e para, shkodranët kanë arritur që të marrin dy fitore dhe të kryesojnë në vend të parë, duke lënë pas Tiranën falë diferencës së seteve. Fitorja e dytë nuk ishte e parëndësis­hme ose një ndeshje e thjeshtë sepse Vllaznia triumfoi me Erzenin 32. Kuqeblutë thyen skuadrën kampione në fuqi në takimin e luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Pas këtij suksesi, trajneri i Vllaznisë, Ermal Kraja, një ish-volejbolli­st i këtij ekipi, thotë se kampionati sapo ka filluar dhe se do të jetë i gjatë duke lënë të nënkuptohe­t se është thjesht vetëm fillimi. Megjithatë, fitoren ndaj ekipit kampion në fuqi, Erzenit, e quan të bukur, ndërsa skuadra shkodrane ka punuar jo pak për të arritur këtë fitore të rëndësishm­e për ta. "Është një nisje shumë e mbarë dhe shpresoj që ta F1/INCIDENTI

mbyllim me këto rezultate të mira, pavarësish­t se kampionati është i gjatë dhe ndeshjet janë të shumta. Unë mendoj se të gjitha ndeshjet duhet t'i luajmë për t'i fituar. Kjo ishte ndeshja e radhës për ne. E kishim vlerësuar dhe ia arritëm që të fitojmë dhe për ne është një gjë shumë e bukur".

I pyetur se çfarë ka ndryshuar te Vllaznia e tij, trajneri Kraja, duke pasur edhe një moshë të re me volejbolli­stët që drejton, thotë se e rëndësishm­e është komunikimi ndryshe sepse i motivon ata për të arritur te fitoret. Trajneri thotë gjithashtu se skuadra e tij ka shumë dëshirë për të marrë sukses në gjitha ndeshjet.

"Dëshira është shumë e madhe për t'i fituar të gjitha ndeshjet që kemi. Mjafton vetëm një komunikim pak më ndryshe me ata dhe lojtarët arrijnë që ta shprehin veten e tyre". Vllaznia është me këmbë në tokë këtë sezon dhe e di forcën e saj, edhe pse kryeson momentalis­ht kampionati­n. Objektiv i shkodranëv­e është që të jenë mes 4 ekipeve më të mira për të menduar më pas për fazën "play- off" që për skuadrën e Ermal Krajës është një moment i dytë. Objektivi primar është "play-off"-i, ndërsa shqetësim për Vllazninë mbetet se ekipet e tjera mund të përforcohe­n në janar me lojtarë të tjerë, ndryshe nga Vllaznia, e cila nuk ka mundësi që të bëjë goditje në merkato.

"Është herët për të folur për pretendime sepse synimin e kemi për t'u futur në 'play-off' dhe pastaj ndeshje pas ndeshjeje shohim dhe vendosim se ku jemi. Rezultatet mund të jenë të mira në fazë të parë, por prapë problemi qëndron pas fazës së parë, pra, në janar. Në janar ekipet e tjera përforcohe­n shumë me blerjet që bëjnë dhe aty ne ndoshta mund të hasim në vështirësi".

 ??  ?? Trajneri i volejbolli­t të Vllaznisë, Ermal Kraja
Trajneri i volejbolli­t të Vllaznisë, Ermal Kraja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania