Panorama Sport (Albania)

Olsi Rama tregon çelësin e suksesit: Ja pse po bind Partizani

-

Në një intervistë për "Top Channel", drejtori i përgjithsh­ëm Partizanit, Olsi Rama, flet ndër të tjera, për këtë ecuri mjaft të mirë të "demave", që komandojnë Superioren pas 8 javësh.

ÇELËSI I SUKSESIT - "Çelësi i suksesit është aty, janë ato çunat në dhomën e zhveshjeve. Të gjitha gjërat që ata bëjnë gjatë javës në stërvitje. Impenjimi, edukata, kultura e tyre e punës".

NDRYSHIMI KËTË VIT - "Tani, thjesht janë vënë gjërat në binarët e duhur. U është bërë e qartë të gjithëve që klubi

funksionon në bazë të disa rregullave, duke filluar nga administra­ta deri te punëtorët e fushës, duke përfshirë lojtarët dhe stafin teknik. Të gjithë i dinë punët dhe përgjegjës­itë e tyre dhe puna bëhet me rregull e me disiplinë".

KAMPION KËTË VIT? - "Unë gjithmonë u them çunave se çfarë bëjnë në stërvitje, ta bëjnë në fushën e lojës. Janë stërvitur mirë, ndihen mirë me njëri- tjetrin, gjë që e patë edhe sot ( dje). Po krijojmë një grup ku përveç faktit që luajmë mirë në një ditë të mirë, por edhe në një

ditë si kjo e sotmja ku nuk ishim në ditën më të mirë, përsëri arritëm të merrnim 3 pikë të rëndësishm­e. Tani vazhdojmë të qetë me këto ritme e të përmirësoh­emi dita- ditës".

TRAJNERI GEGA - "Mendoj se është ndershmëri­a e tij personale. Fakti që në radhë të parë vendos punën, fanellën, respektin dhe të gjithë lojtarët i sheh në sy. U ka treguar që kush punon, e meriton. Çunat që janë këtu janë më të mirët dhe këtë ka më tepër ky Partizan", përfundoi drejtori Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania