Panorama Sport (Albania)

Skandal trukimesh, vihet në pranga trajneri në Belgjikë

Pastrim parash, korrupsion, trukime, ndalohen edhe arbitra

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Shpërthen një rast “calciopoli” në Bel gjikë. Bëhet fjalë për një seri bastisjesh nga policia në 12 prej klubeve të “Jupiler Pro League”, elitës së futbollit belg. Mes këtyre janë emrat e Genkut, Anderlehti­t, Bryzhit dhe Stanard Liezhit. Bëhet fjalë për një skandal të vërtetë si “calciopoli” i famshëm italian, ku prokuroria ka ngritur akuzën për riciklim parash dhe korrupsion. Me kërkesë të gjykatësit të çështjes, 13 bastisje nga 44 në total janë kryer jashtë vendi (mes vendeve të përfshira janë Franca, Luksemburg­u, Qipro, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia). Zyra e Prokurorit njoftoi se hetimet kanë nisur prej më shumë se një viti në lidhje me operacione financiare të dyshimta të menaxherëv­e të futbollist­ëve, që akuzohen se kanë fshehur komisionet e paguara, duke bërë evazion fiskal.

Seri arrestimes­h – Sipas burimeve të hetimit, një prej figurave më të rëndësishm­e të arrestuar të mërkurën është trajneri kroat i kampionëve të Klub Bryzhit, Ivan Leko, i ndaluar direkt në shtëpi. Presidenti i klubit, Bart Verhaege, tha: “Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. U dhamë të dhënat për të verifikuar kontratat dhe faturat dhe në fund do të dalë gjithçka se ishte e rregullt dhe e pastër”. Mes personave të ndaluar janë edhe Herman Van Holsbek, ish-drejtuesi i Anderlehti­t dhe arbitrat Bart Vertenten dhe Sebastien Delferier. Agjentët Dejan

Veljkoviç dhe Mogi Bajat (i konsiderua­r numri 1 në Belgjikë), edhe këta të arrestuar, janë në qendër të këtij operacioni të koduar me emrin “Duart e Pastra”. Hetimi ka vendosur nën lente edhe disa ndeshje të dyshuara si të trukuara gjatë sezonit 2017-2018.

Federata belge – “Është një rast shqetësues për imazhin e futbollit belg”. Në këtë mënyrë e komentoi hetimin federata belge, KBVB. “Jemi në pritje të rezultatev­e të hetimeve dhe dëshmive të të marrve në pyetje”, tha zëdhënësi Pierr Kornez.

 ??  ?? Trajneri i Bryzhit, Ivan Leko
Trajneri i Bryzhit, Ivan Leko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania