Panorama Sport (Albania)

Pa fat, Ukraina ndëshkon kuqezinjtë me supergol

-

Një humbje që vjen si rrufe në qiell të hapur ajo për Kombëtaren e 19-vjecarëve ndaj ukrainasve. Vendos goli i Mudrik që hedh në tapet ekipin e Bogdanit, edhe pse zhvilloi një ndeshje pozitive, por të pafat për të realizuar me rastet e shumta të krijuara gjatë gjithë takimit. Minutat e para flasin për skuadrën e Popov që merr e para iniciativë­n për të krijuar rastet e para të takimit, por me mbrojtjen tonë që tregohet e vëmendshme. Kombëtarja jonë fiton besim për të shkuar drejt portës së kundërshta­rit dhe është pikërisht sulmi ynë që dhuron goditjen e parë drejt portës. Fraksioni i dytë ka më shumë ritëm dhe më shumë dëshirë nga të dyja kombëtaret, por janë sërish tanët ata që e nisin aty ku e lanë pjesën e parë. Goditja nga këndit e krosuar nga Gkertsos gjen kokën e Karricës që i shpëton mbulimit të mbrojtjes, por lexon gjithçka portieri kundërshta­r duke e pritur. Pikërisht në ato minuta që vazhdojnë të mbeten makthi i tanëve dhe në momentin kur ishim më pranë golit, ndëshkohem­i pasi janë humbur një mori rastesh për shënim. Kundërsulm­i i Halilit thyhet dhe Mudrik vrapon rreth 60 metra me topin nëpër këmbë, me Dodën që humbet ekuilibrin duke penguar edhe Kumbullën, ukrainasi lëshon një të djathtë të kalibruar që ndalet në fundin e rrjetës. Humbje e pamerituar për atë çka u pa në "Niko Dovana", përfundon 1-0. Trajneri - Erion Bogdani ka shprehur keqardhjen e tij në prononcimi­n për "Panorama Sport", që puna e mirë e futbollist­ëve nuk iu shpërblye. "Pa diskutim që më vjen keq për djemtë. Them që të gjithë po e rrisin nivelin dhe bënë ndeshje shumë të mirë. Vrapuan shumë kundrejt një kundërshta­ri me shumë kualitet, një ekip që vjen pas shumë fitoresh. I tillë është futbolli... Tani më duhet të punoj shumë në aspektin psikologji­k, sepse ata duhet të ruajnë qetësinë dhe ta dinë që kanë bërë ndeshje shumë të mirë. Mungesa e golit? Diçka ekstra duhet që të jemi më të ashpër përpara portës. Gjithsesi, djemtë luajtën si të barabartë me një ekip si Ukraina. Edhe reportazhi i UEFA-s, apo statistika­t tregojnë supremacin­ë tonë me 5 gjuajtje në portë dhe ata me vetëm dy na shënuan. Pikët munguan, por jam i kënaqur me atë çfarë pashë në fushë. Me sulmuesit jam i kënaqur, por të gjithë lojtarët për golin marrin më shumë me ekipet çdo ditë, pasi ne kemi pak ditë në dispozicio­n. Në Kombëtare, për golin duhet edhe pak fat", ka deklaruar Bogdani për

"Panorama Sport". A.Alia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania