Panorama Sport (Albania)

Mavraj merr pasaportë greke

Falënderon Greqinë në gjuhën helene dhe më pas fshin foton që kishte postuar

- JORGIS MEMO

Mërgim Mavraj është grek. Zyr tarisht, me letra e kemi fjalën. Ose të paktën këtë ka lënë të kuptohet mbrojtësi i Kombëtares, në ditën që u zgjodh edhe kapiten i Shqipërisë me votat e shokëve të skuadrës. Në një postim në "Instagram"-in e tij, qendërmbro­jtësi i përfaqësue­ses ka publikuar një foto të pasaportës greke dhe madje falënderon­te edhe në gjuhën helene "Faleminder­it Greqia". Postimi qëndroi vetëm për pak minuta, sepse me sa duket nuk është pritur edhe aq mirë nga fansat e tij. Fakti që e ka hequr shumë shpejt, e nënkupton këtë, por mundet që të ketë pasur edhe arsye të tjera. Gazeta pyeti vetë futbollist­in për këtë çështje, por Mavraj refuzoi të jepte një përgjigje.

Pse i duhet pasaporta? Mërgim Mavraj ka pasur pasaportë gjermane, por duke qenë se Gjermania nuk e lejon dyshtetësi­në, ai vendosi ta sakrifikoj­ë dokumentin dhe të mbajë vetëm pasaportën shËshtë

qiptare. Poe, pse i duhet pasaporta greke? Në fakt, nuk ka të bëjë shumë me Greqinë, pasi shqiptarët në Greqi prej vitesh nuk konsideroh­en ekstrakomu­nitarë dhe rrjedhimis­ht kjo nuk i kushtëzon asgjë profesiona­lisht. Por mund

t'i duhet pasaporta greke nëse një ditë vendos të udhëtojë drejt SHBA-së apo Kanadasë, apo nëse në një të ardhme do të transferoh­ej në një kampionat europian, aty ku shqiptarët quhen ekstrakomu­nitarë dhe kjo i pengon shumë për të siguruar kontratën që dëshiron. Mavraj nuk është i pari dhe as i vetmi yll i Kombëtares që merr pasaportën e një vendi tjetër. Pak muaj më parë ka aplikuar edhe Armando Sadiku për t'u pajisur me pasaportë bullgare. Arsyeja mbetet e njëjtë: kështu nuk konsideroh­et ekstrakomu­nitar në Spanjë, Itali, Zvicër, apo Gjermani. Kujtojmë që Mavraj ka edhe pasaportë diplomatik­e, me të cilën shteti shqiptar pajisi gjithë ekipin Kombëtar pas kualifikim­it në "Euro 2016".

 ??  ?? Foto e pasaportës greke të postuar nga Mavraj, me shënimin “Ju falenderoj”
Foto e pasaportës greke të postuar nga Mavraj, me shënimin “Ju falenderoj”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania